Shkroi: Dr. Muhamed ibn Musa Al Nasr
Përktheu: Fidan Xhelili
Jordani-Zarka- 2009

1. Vlera e diturisë është sipas vlerës së asaj që mësohet,e Allahu është më i vlefshmi që mësohet.Pra dituria e akidesë,tevhidit është dituria më e vlefshme dhe më meritorja që duhet të kërkohet.
Imam Ibn Rexheb el-hanbelij thotë:Dituria e dobishme është ajo që e njeh robin me Zotin vet,i tregon për Te që ta njeh dhe ta njëson,ta ndjen dhe të turpërohet prej Tij derisa ta adhuron sikur e sheh Atë i Lartmadhëruar qoft Allahu.{1}
2. Akideja dhe tevhidi që të dyja janë qëllimi i krijimit të xhinëve dhe njerëzve.
Allahu az-ze ve xhel-le thotë:
“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për tjetër vetëmse të më adhurojnë,nuk kërkoj prej tyre furnizim dhe as të më ushqejnë.”
Fraza ”..të më adhurojnë”sipas mendimit të drejt të komentatorëve është tevhidi dmth”të më njësojnë”
3. Është qelësi i thirrjes i të gjithë të dërguarve dhe ajo akideja është qëllimi që janë dërguar pejgamberët përgëzues e qortues.
Allahu subhanehu ve teala thotë në disa citate:
“Ne kemi dërguar në qdo popull të dërguar që tju thotë adhurone vetëm Allahun e largohuni nga tagutët”(adhurimi I dikujt tjetër).
“Nuk kemi dërguar ndonjë pejgamberë para teje veqse i kemi shpall atij se nuk meriton të adhurohet askush pos Allahut andaj më adhuroni Mua.”
“E ti,pra,pyeti ata të dërguarit që i dërguam para teje,a kemi lejuar që në vend të Allahut të adhurohen zota të tjerë?”
Ja pra i dërguari i Allahut,mik dhe i zgjedhur i Tij trembëdhjet vite me radh pas dërgimit të tij qëndroi duke thirrë në përmirsimin e akides dhe pastrimin e saj nga ajo që ia kishin mveshur nga shirku ,idhujtaria e injoranca,e gjithashtu vazhdoi edhe pas emigirimit të tij në Medine në pastrimin e akides dhe qortimin nga ajo që e kundërshton tevhidin.Ndërsa,para tij të gjithë të dërguarit e Allahut e thanë të njejtën gjë:
“o populli im adhurone vetëm Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër që meriton adhurimin përpos Tij”
Jusufi alejhi selam që ishte sprovuar ne burg thirrte në tevhid dhe ua vonoi përgjegjen dy shokëve të tij që e kishin pyetur edhe pse ata ishin të flakt që Jusufi t’ju përgjigjej por ai i thirri në tevhid dhe u tha:
“Unë kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson Allahun as botën tjetër,e ata ishin jobesimtarë.Unë ndoqa fenë e prindërve të mij:Ibrahimit,Is’hakut,Jakubit.Neve nuk na takoi t’i përhkruajmë kurrë një send shok Allahut.Ky (besim i drejtë)është dhuratë e madhe nga Allahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve,por shumica e njerëzve nuk falenderojnë.O ju dy shokët e mij të burgut,a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm apo Allahu ,i vetmi ngadhënjimtarë?”Ata që ju adhuroni përveq Allahut,nuk janë tjetër vetëm se emra që pagëzuat ju dhe prindërit tuaj.Allahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta,vendimi (në qështje të adhurimit) nuk i takon askujt,pos Allahut,e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë.Kjo është feja e drejtë,por shumica e njerëzve nuk e dinë.”
Hoxha i Islamit Ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë ka thënë:kjo në Kur’an përmendet në shumë vende:Allahu qartëson se të gjithë pejgamberët kanë urdhëruar në tevhid njësimin e Allahut që të adhurohet vetëm Allahu i Cli nuk ka shok,dhe kanë ndaluar nga adhurimi i dikujt tjetër prej krijesave,apo marrjen për zot,gjithashtu Allahu tregon se fatmirët janë besimtarët,ata që e njësojnë Allahun ,ndërsa ata që i bëjnë shirk(shok)Allahut ata janë më fatkqinjët,këtë Allahu e ka përmendur nga të gjithë të dërguarit,dhe ka qartësuar se ata të cilat nuk besojnë në pejgamberë janë mushrik (idhujtarë).{2}
4. Për shkak të saj Allahu ka zbrit librat, Allahu az-ze ve xhel-le thotë:
“Me urdhërin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron nga robtë e vet(duke u thënë)t’ua tërhiqni vërejtjen se nuk ka të adhuruar tjetër vetëm Unë,pra të më keni frikën.”
5. Allahu krijoi xhenetin dhe zjarrin për shkak të akidesë.
Kush e kundërshton akidenë-tevhidin do ta kap zjarri sipas kundërshtimit të tij,ndërsa kush e mohon esencën e saj do të jet në zjarr përgjithmon Allahu na ruajt.
6. Për shkak të saj Allahu e krijoi këtë botë,dhe e zbriti Ademin dhe gruan e tij nga xheneti në këtë botë që të jetojnë ai dhe pasardhësit e tij e ta ndërtojnë këtë botë duke e njësuar Allahun dhe duke iu nënshtruar Atij.
7. Për shkak të saj është bërë e ligjshme lufta në rrugën e Allahut.
Allahu az-ze ve xhele thotë:
“Luftoni ata(idhujtarët) derisa të zhduket sprova e tyre dhe derisa të aplikohet feja vetëm për Allahun…”
Imami I njohur dhe komentatori I kur’anit Muhamed ibn Xherir et-Taberij Allahu e mëshiroftë kur komenton frazën “të zhduket sprova” thotë të zhduket shirku-idhujtaria,e të mos adhurohet askush tjetëe pos Allahut I Cili nuk ka shok,e kështu tërhjeket ndaj robërve të Allahut sprova e tyre,dhe”e të aplikohet feja për Allahun”thotë:derisa të jetë nënshtrimi dhe adhurimi të sinqert për Allahun,jo për dikë tjetër.{3}
Ndërsa,imami ibn Kajim el xhevzijeh thotë:”për shkak të tevhidit janë ngritur shpatat e luftës.”{4}
8. Akideja-tevhidi është obligimi I parë ndaj robërve:
Allahu subhanehu ve teala thotë:
“dhe dije se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut.”
Imam Buhariu Allahu e mëshiroft thotë:ka filluar me diturinë para fjalës dhe veprës.”{5}
Transmetohet nga ibn Abasi Allahu qoft I knaqur me të se i dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem kur e dërgoi Muadhin në Jemen i tha:
“Ti me të vërtetë po shkon te një popull prej ithtarëve të librit(krishterë e hebrej)gjëja e parë që do t’ua kumtosh le të jetë dëshmija se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut,nëse të përgjegjen…”{6} në një transmetim ” thirri ata derisa ta njësojnë Allahun teala.”
9. Akideja-tevhidi është natyrshmëria në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit.
Allahu subhanehu ve teala thotë:
“Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë,e i larguar prej qdo të kote,(e ajo fẽ),feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit,ska ndryshim të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu,ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.”
I dërguari I Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“qdo i lindur ,lind në natyrshmëri(Islam),e prindrit e tij e bëjnë jehud,ose krishter,ose zjarrputist.”{7}
Do të vij më von sqarimi i natyrshmërisë
10. Veprat nuk pranohen veqse me akide-besim të pastër.
Allahu az-ze ve xhel-le në disa citate thotë:
Kush bën vepër të mirë,qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar,Ne do t’i japim atij një jetë të mirë(në këtë botë),e (në botën tjetër)do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.”
“Me të vërtetë ty të është shpalluar e edhe atyre para teje:nëse i bën shok (Allahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do ë jesh prej të humburve.”
“…e sikur t’i përshkruajnë shok Zotit kishte për t’ju shkuar huq ajo që kanë vepruar.”
11. Akideja –besimi nëse vërtetohet te një person,(ajo)do ta ruan gjakun dhe pasurin e tij:
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thoë:
“Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk meriton të adhurohet askush pos Allahut,dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij,nëse e dëshmojnë këtë janë të mbrojtur gjaku dhe pasuria e tij përveq me të drejt të Islamit,e llogaria e tyre është te Allahu.”{8}
Gjithashtu ka thënë:
“kush thotë La ilahe il-laAllah(ska të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut),dhe ka mohuar ato që adhurohen pos zotit,është e ndaluar pasuria dhe gjaku i tij,e llogaria e tij është teAllahu.”{9}
12. Vendi i pasuesve të akidesë së pastër është xheneti:
Allahu az-ze ve xhel-le thotë:
“…ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri.Për mizorët nuk ka ndihmës.”
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë:
“kush e takon Allahun duke mos i bë shok Atij askë do të hyj në xhenet,ndërsa kush e takon Atë duke i bërë shok do të hyj në zjarr.”{10}
i dërguari i Allahut gjithashtu thotë:
“kush dëshmon se nuk ka të adhuruar me të drejt pos Allahut,i Cili nuk ka shok,Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, e Isau është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij dhe është si rezultat i fjalës së Allahut bëhu që iu është drejtuar Merjemes, e është frymë(shpirt) nga Allahu,dhe se xheneti është i vërtetë,e zjarri i vërtetë,do ta fus Allahu në xhenet prej cilës do derë prej tetë dyerve të tij.”{11} ,në një trasmetim të Muslimit thotë:do ta fus Allahu atë në xhenet edhe nëse ka pak vepra.”
Gjithashtu thotë:
“Allahu ia ka ndaluar zjarrin atij që thotë la ilahe ilallah duke e bërë këtë vetëm për hirë të Allahut.”{12}
13. Akideja-besimi është shkak i faljes së të gjitha mëkateve:
Allahu az-ze ve xhel-le thotë:
Allahu me të vërtetë nuk e fal(mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë),e përpos këtij(mëkati)i fal kujt do.”
Muhamedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë:ka thënë Allahu i Madhëruar:O biri Ademit,sikur të më vijsh sa toka me mëkate e pastaj më takon Mua pa më shoqëruar askë,do të vij me po aq me falje.”{13}
14. Allahu e ka bërë tevhidin-njësimin e Tij prej të drejtave më të mëdha,ndërsa e ka bërë shirkun-idhujtarinë prej mëkateve më të mëdha:
Allahu az-ze ve xhel-le thotë:
“Zoti yt ka dhënë urdhërtë prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij…”,
Gjithashtu thotë:
“Nëse largoheni prej mëkteve të mëdha,të cilat u janë të ndalueshme,Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.”
Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli radijallahu anhu të ketë thënë:
“Isha mbrapa pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem i hypur në gomar kur Resulullahi më tha:o Muadh a e din cila është e drejta e Allahut për robërit dhe e drejta e robërve për Allahun?Thash Allahu dhe i dërguari i Tij e din më së miri,më tha: e drejta e Allahut për robërit është që ta adhurojnë Atë dhe mos t’i bëjnë shok,ndërsa e drejta e robërve për Allahun është të mos i dënoj ata që nuk i bëjnë shok.”{14}
15. Akideja-besimi është shkaku më i madh në largimin e sprovave të kësaj bote dhe të botës tjetër:Allahu az-ze ve xhel-le thotë:
“E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë,do të jenë larg tij(xhehenemit).Ata nuk do të dëgjojnë as zhurmën e tij,dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.Ata nuk do t’i shqetësojë ajo frika e madhe(e fyerjes së surit),dhe do t’i presin engjëjt (duke u uruar):”Kjo është dita e juaj që u premtohej”.
Gjithashtu Allahu thotë:
” Kush bën vepër të mirë,qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar,Ne do t’i japim atij një jetë të mirë(në këtë botë),e (në botën tjetër)do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”.
16. Akideja-tevhidi është prej shkaqeve më të mëdha që të fitohet ndërmjetësimi i pronarit të mekamu el-mahmud{15} sal-lallahu alejhi ve sel-lem:
Transmetohet nga ebu Hurejra radijallahu anhu se ka thënë: i kam thënë të dërguarit të Allahut:kush është më meritori për shefatin(ndërmjetsimin)tënd?Më ka thënë:kush thotë la ilahe ilallah(nuk ka të adhuruar me meritë përveq Allahut)i sinqert nga thellsia e zemrës.{16}
17. Atyre që kanë akide të pastër Allahu u ka garantuar ndihmë,udhëzim,siguri dhe sundim në këtë botë:
Allahu az-ze ve xhel-le thotë:
“Atyre nga mesi i juaj të cilët besuan dhe bën vepra të mira Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu siq i bëri zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta,do ta forcoj, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri.Ata më adhurojnë mua e nuk më shoqërojnë asgjë.E kush edhe pas kësaj mohon,të tillët janë ata (fasikunet)më të prishurit.”
Gjithashtu Allahu thotë:
“Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me idhujtari(shirk) atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.”
18. Akideja mbjellë te pronari i saj forcën dhe qëndrueshmërinë para sprovave,vështirësive,mundimeve e problemeve duke qenë kështu pasues të pejgamberëve të cilët sjellën këtë akide –besim nga Allahu dhe të cilët ishin të durueshëm në rrugën e Allahun ndaj asaj që hasnin.
19. I pastron zemrat e besimtarëve nga shkaqet e ndarjes dhe përqarjes, me të cilat përqarje janë sprovuar pasuesit e epsheve dhe risive(bidateve).
20. Akideja-tevhidi bën që robi te jetë i pavarur dhe i lirë e të mos i nënshtrohet dhe përulet askujt nga krijesat.
1. (Vlera e diturisë së selefit ndaj halefit)
2. Mexhmu el-fetava
3. Xhamiu el-bejan(9\162).
4. Zadu el-mead (1\34).
5. Fet’hu el-barij (1\34).
6. Buhariu(1458),Muslimi(19),(31)
8. Bhuhariu(1399),Muslimi(21),Ebu Davudi(640),Tirmidhiu(606),Nesaiu(3986),nga Ebu Hurejre Allahu qoftë i knaqur me të.
9. Muslimi(23).
10. Muslimi((93),(153),Ahmedi(3\325)nga Xhabiri Allahu qoftë I kënaqur me të.
11. Buhariu(3435),Muslimi(28),nga Ubadete ibn Samit radijallahu anhu.
12. Buhariu(425),(6938)dhe kjo fraz është prej tij,Muslimi(33) nga Utban ibn Malik radijallahu anhu.
13. Tirmidhiu(3534),Ahmedi(5\154)Dijetari ynë Imam Albani Allahu e mëshiroftë e ka saktësuar ne “es-silsiletus-sahiha (128).
14. Buhariu(2856),(7373),Muslimi((30),(49).
15. Mekamu el- mahmud është vendi i lavdruar që iu është premtuar Resulullahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
16. Buhariu(99),(6570).