Këshilla e fëmijës
Ai është një i ri i cili punon në një klinikë dentare dhe caktonte orarin e vizitave pacientëve. Një ditë, teksa punonte tek puna, një ...
https://enes7.blogspot.com/2014/04/keshilla-e-femijes.html
Ai është një i ri i cili punon në një
klinikë dentare dhe caktonte orarin e vizitave pacientëve. Një ditë, teksa
punonte tek puna, një fëmijë që po priste orarin tek salla, i afrohet dhe
filloi të shohë se si luan me telefonin e tij. I riu e lë lojën, i hedh një
vështrim djaloshit pesëvjeçar dhe i zgjat telefonin të luajë. Djalosh i
buzëqeshi dhe e mori telefonin.
“Jepja telefonin zotërisë!” i bërtiti e ëma, një zonjë e cila dukej se ishte e varfër dhe plot halle.
“Nuk prish punë” ia ktheu i riu.
Djali i tha:”Xhaxhi, lum si ti, nuk ke probleme e halle si unë!”
I riu u çudit nga këto fjalë dhe e pyeti:”Po pse, çfarë hallesh paske ti?!
Djali i tha:”Unë jam i vogël dhe kam plot probleme me mamin.”
I riu qeshi me të madhe dhe e pyeti:”Po mirë, pa mi trego cilat janë problemet e tua më të mëdha?”
Djali iu përgjigj:”Problemi më i madh që kam, është se sa herë që shkojmë në dyqan për të blerë ushqime, unë dua të blej çokollata, biskota, çimçakiza... por mami më thotë të blej vetëm një gjë. Ky është problemi im më i madh.”
I riu qeshi nga kjo përgjigje fëminore. Ai vajti tek mamaja e djalit dhe i tha:”Dua ti blej diçka djalit tënd, a më lejon ta marr dy minuta deri tek dyqani përballë?”
Tregoi ky i ri:”Doja t’ia zgjidh këtë problem djalit qoftë dhe një ditë të vetme. Kur e ëma pranoi, vajtëm të dy në supermarketin aty pranë dhe i thashë të blejë çfarë të dojë. Ai bleu disa lloje çokollatash, çimçakizë etj... I gëzuar me ato që mbante në duar bëmë pagesën dhe vajtëm në klinikë ku na priste e ëma. Me të hyrë brenda dhe me ti parë duart e të birit të mbushura me ëmbëlsira, të ëmës i rrodhën lot dhe më falenderoi. Djali u ul pranë meje dhe më pyeti:”Xhaxhi! Meqë unë ta tregova hallin tim, a s’ma tregon dhe ti hallin tënd më të madh?!”
Pyetja e tij më tronditi. I thashë:”Problemi im është shumë herë më i madh se problemi yt. Problemi im është se dua të martohem dhe të krijoj familje, por nuk kam shtëpi dhe të holla të mjaftueshme për të mbajtur familjen.”
Djali mu përgjigj menjëherë:”Mos u mërzit xhaxhi! Ashtu siç Zoti të dërgoi ty për të ma zgjidhur hallin mua, ashtu do të dërgojë dikë që të ta zgjidhë hallin ty! E rëndësishme është që të bësh atë që duhet bërë xhaxhi. Zoti do të kujdest dhe për ty!”
Ishte një mësim i mrekullueshëm nga një fëmijë, ishte një mesazh për çdo person që ka probleme dhe u është dorëzuar atyre me pretekstin se nuk kanë zgjidhje. Po, ti ke një Zot, i cili do të dërgojë dikë që ta zgjidhë problemin tënd. E rëndësishme është që të bësh atë që kërkohet prej teje, e rëndësishme është që të mos qëndrosh duarkryq.