Argument....

Gjatë një takimi mes miqsh, njëri u kërkon të pranishmëve të tregojnë mbi një ngjarje nga jeta e tyre, ngjarje e cila u ka bërë shumë përs...

Gjatë një takimi mes miqsh, njëri u kërkon të pranishmëve të tregojnë mbi një ngjarje nga jeta e tyre, ngjarje e cila u ka bërë shumë përshtypje dhe u ka lënë gjurmë. Ai që e mori fjalën ishte biznesmen dhe tha:”Ishte natë dhe ndjehesha paksa në ankth, për këtë vendosa të dal dhe të eci në ajër të pastër, me shpresë se do e kaloja atë gjendje. Isha në rrugët e lagjes dhe aty pranë ishte xhamia. “Përse të mos hyj brenda dhe të lutem?” me erdhi një mendim aty për aty. Hyra në xhami dhe gjeta një njeri i cili lutej me përgjërim të madh. Nga mënyra si lutej, kuptova se ishte në hall dhe telashe që veç Zoti i dinte. E prita dhe pasi përfundoi i thashë:”Pashë që po luteshe me përgjërim dhe përshpirtje, sikur të kishe një hall të madh. Si është puna?” Ai më tha:”Kam një borxh i cili më ka lënë pa gjumë.” E pyeta:”Sa është sasia e borxhit?” Më tha:”Një mijë dollarë.” Unë nxorra një çek, ia plotësova një mijë dollarë dhe ia dhashë. Ai u gëzua si një fëmijë, më falënderoi dhe u lut për mua. Nga ana tjetër, unë nxora një kartëvizitë dhe ia zgjata duke i thënë:”Merre këtë dhe sa herë të kesh ndonjë nevojë, më telefono, ose hajde më tako direkt!” Mendova se do të gëzohej, por u befasova kur ma ktheu:”Jo, jo, Zoti ta shpërbleftë me të mira, por sa herë do të kem halle, do të vij sërish këtu në xhami dhe të lutem si sot. Ashtu siç Zoti ma zgjidhi këtë hall, jam i sigurt se do mi zgjidhë dhe hallet e tjerë!”

Related

Kuriezitete 8614446401357441744

Post a Comment

emo-but-icon

item