Tre ditë zie për viktimat në Turqi

  Qeveria e Turqisë ka shpallur tri ditë zie për më shumë se 200 njerëzit e vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri, në perëndim të v...

Qeveria e Turqisë ka shpallur tri ditë zie për më shumë se 200 njerëzit e vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri, në perëndim të vendit. Zyrtarët thonë se së paku 205 njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë mbesin të bllokuar nën tokë. Incidenti i së martës në qytetin Manisa thuhet se është shkaktuar nga një defekt i energjisë elektrike. Punëtorët e shpëtimit janë duke pompuar oksigjen në minierë në përpjekje për të mbajtur gjallë të mbijetuarit.Ministri turk i Energjisë, Taner Yildiz, ka thënë se 787 punëtorë kanë qenë nën tokë në kohën e shpërthimit. Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka anuluar udhëtimin për në Shqipëri, të paraparë për sot, dhe do të shkojë në vendin e fatkeqësisë.

Related

Lajme 3444857917038306510

Post a Comment

emo-but-icon

item