Trajtimi i kancerit në mjekësinë shkencore moderne

Për fat të keq, vërejmë se shumica e të sëmurëve me kancer, menjëherë sa mësojnë se janë prekur nga kanceri, pa u menduar fare drejtohen tek trajtimet që ekzistojnë sot në formën e kimioterapisë, radioterapisë, apo operacioneve kirurgjikale, por që të gjitha këto lloj trajtimesh kanë pasoja të rrezikshme në shkatërrimin e pjesës së mbetur nga shëndeti i organizmit dhe fuqisë e tij.
Kimioterapia që u bëhet të sëmurëve me kancer vepron në helmimin e qelizave kancerore të cilat shquhen për shpejtësinë e madhe në zhvillim, por në të njëjtën kohë, kimioterapia vret dhe shkatërron qelizat e shëndetshme dhe të domosdoshme për organizmin dhe imunitetin e tij ndaj sëmundjes, si dhe mund të shkaktojë dëme katastrofike në organet më të rëndësishme të trupit, si mëlçia dhe veshkat, madje edhe në zemër dhe mushkri.
Trajtimi me radioterapi vret qelizat kancerore, por ai djeg dhe shkatërron qelizat, indet dhe organet e shëndosha.
Kimioterapia dhe radioterapia, në fillim të praktikimit të tyre i zvogëlojnë përmasat e tumorit, por me vazhdimin e përdorimit të tyre më gjatë, nuk kanë më asnjë efekt kundër tumorit.
Kur organizmi të dobësohet nga radioterapia dhe të ketë mbartur shumë helme nga kimioterapia, sistemi imun i tij do të ketë dështuar dhe do të jetë shkatërruar tërësisht, ndaj shohim që i sëmuri preket nga shumë sëmundje të stomakut dhe çrregullime të ndryshme.
Më e rrezikshmja nga të gjitha ato që u thanë më sipër është se: trajtimi kimioterapik dhe radioterapik i bëjnë qelizat kancerore të kërcejnë dhe të bëhen më rezistuese dhe më të vështira për t’i hequr! Kurse operacionet kirurgjikale mund të shkaktojnë përhapjen e qelizave kancerore në vende të tjera të trupit.
Kështu që, më e mirë për të sëmurin mund të jetë moskurimi se sa kurimi i tillë, kur dihet se ilaçi apo trajtimi që i bëhet është i dyshuar në suksesin e tij apo është thuajse i pashpresë, madje më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm, dhe që më shumë e shpejton vdekjen dhe vuajtjet e të sëmurit dhe të afërmve të tij, qoftë shpirtërisht apo edhe materialisht.
Kështu që, zgjidhja më e mirë dhe e vetmja, është ajo e të kthyerit tek trajtimet natyrale barishtore, për këtë sëmundje të rrezikshme, si dhe për të gjitha sëmundjet e tjera, të cilat mjekësia shkencore moderne ka dështuar t’i kurojë me gjithë modernizimin dhe teknologjinë e saj.

Trajtimi i kancerit në kulturën mjekësore arabe
Kanceri ka qenë i njohur që në mjekësinë e lashtë greke, të cilët e kanë marrë nga ajo egjiptiane dhe e vendeve të Irakut të sotëm.
Mjekët e vjetër muslimanë gjithashtu, e kanë njohur kancerin, e kanë diagnozuar atë, e kanë ndarë në lloje të ndryshme, si dhe e kanë trajtuar me mënyra të ndryshme kurash natyrale. Prej këtyre mjekëve përmendim Er Razi, Ez Zahravi, Ibën Sina (Avicena), etj.
Prej mënyrave të përdorura nga arabët për kurimin e kancerit, përmendim:
  • Ilaçe që merren nga goja, të cilat janë dy llohesh: Lëndë bimore dhe lëndë shtazore. Prej lëndëve bimore përmendim: Shtarë (veratrum album), Artemisia Absinthium, kamomil, Valeriana Officinalis, rrush arushe, dëllinjë, Cemun, Asarum europaeum, Myristica fragrans, Andropogon nardus, Narcissus poëticus, trikë, zambak, fara e zezë, mjalt drize natyral, hurdhër, qepë, Commiphora-myrrha, Ferula Assa-foetida, ujë Zemzemi, etj. Kurse prej lëndëve shtazore përmendim: qumështin e devesë, gaforret e ujërave të ëmbëla dhe mishin e gjarprinjve.
  • Ilaçe që përdoren nga jashtë mbi vendet e prekura dhe të qelbëzuara, me qëllim të ndalimit të zhvillimit kanceror dhe të qelbëzimit. Për këtë qëllim janë përdorur lëndë minerale, si: qeramikë, plumbi dhe produktet e tij, katrani, acetati i bakrit, kripa, ujë squfuri, bakër, etj. Lëndë shtazore, si: sfungjer, lepur, vezë, gjak, gaforre, breshkë, brirë deveje, iriq, palcë kocke, thundra kafshësh, kërmij, etj. Dhe më shumë se 100 lëndë bimore, prej të cilave: fiku i Egjiptit (Ficus sycamorus), arra, farat e bimës Arisarum vulgare, bathë, marule gomari, thjerrëz, Acanthus mollis, Pistacia lentiscus, narcis, myrrh-tree, jamball, kopër, lis, shafran, mustardë, etj.
  • Kurimi me yshtje dhe këndim nga Kurani dhe nga lutjet e posaçme profetike, të cilat mund të bëhen përkrah kurave të tjera natyrale dhe bimore, sepse siç thotë Allahu në Kuran: “Ne shpallim nga Kurani atë që ështëshërim dhe mëshirë për besimtarët, e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82].

Dieta ushqimore dhe stili i jetës:
  • Ushqimi i parë dhe kryesor i këtyre qelizave të këqia është sheqeri i rafinuar. Me ndalimin e kësaj lënde, i presim kancerit ushqimin e tij kryesor. Për zëvendësimin e sheqerit duhen përdorur vetëm zëvendësues natyral si: melasa apo fruti i tharë, por me përmasa shumë të vogla.
    Edhe kripa e tavolinës përmban lëndë kimike zbardhuese, prandaj ndërroje atë me kripën natyrale të detit.
  • Qumështi (me përjashtim të qumështit të devesë) dhe produktet e tij shkaktojnë gëlbazë dhe mukozë në organizëm, sidomos në kanalet e tretjes, dhe kanceri ushqehet me këtë mukozë. Me eliminimin e qumështit të kafshëve dhe me zëvendësimin e tij me qumështin e sojës apo të orizit, të paëmbëltuar, i sëmuri i ka bërë qelizat kancerore të uriten dhe të mbesin pa ushqim.
  • Qelizat kancerore lulëzojnë në mesin e acideve, të cilat prodhohen nga ushqimi i pasur me mish, veçanërisht me mish të kuq. Shumica e mishrave të tregut përmbajnë antibiotikë të akumuluar dhe hormone parazitare, dhe të gjitha këto janë të shumë të dëmshme, veçanërisht për atë që vuan nga kanceri.
  •  Për ta bërë organizmin sa më bazik dhe të shëndetshëm, rreth 80 % e ushqimit duhet të jetë prej perimeve të freskëta, drithërave, pak farëra e të thata (bajame, arra) dhe pak fruta. Kurse pjesa tjetër e ushqimit prej 20 % mund të jetë ushqim i gatuar (i zierë) ku përfshihen edhe bishtajoret (bizelja, fasulja). Lëngu i perimeve të freskëta prodhon enzima të gjalla dhe të lehta për t’u thithur dhe për t’u tretur, të cilat arrijnë shumë shpejt në qeliza, brenda 15 minutave, dhe ushqejnë e forcojnë qelizat e shëndetshme.
  •  Larg kafes, çajit (përveç çajit të jeshil), çokallatave dhe çdo gjëje që përmban kafeinë. Në vend të tyre përdor çajin e jeshil, sepse ai ka shumë efekte antikancerore. Preferohet të pihet ujë i pastër, i kulluar dhe i mbajtur në një enë prej balte, sepse kjo eliminon shumë prej helmeve dhe kripërave të rënda që përmban uji i çezmës.
  • Forcimi i sistemit imun me ushqime plotësuese i jep mundësinë qelizave mbrojtëse të trupit që të shkatërrojnë qelizat kancerore.
  • Kanceri është një sëmundje që i ka rrënjët në mendje, në trup dhe në diapazone të tjera, gjë që do të thotë se ekzistenca e një shpirti optimist dhe me gjallëri do ta ndihmojë shumë organizmin për luftimin e kancerit. Kurse zemërimi, zilia, inati dhe mostolerimi e vënë trupin në tension dhe në gjendje acide. Prandaj, njeriu duhet ta dijë se ai është më lart se kufijtë materiale të trupit të tij dhe të ngrihet lart me shpirtin e tij për të jetuar tolerancën, dashurinë dhe kënaqësinë, për hir të Zotit të tij dhe për të arritur kënaqësinë e Zotit të tij, duke bërë një jetë të pastër dhe në bindje ndaj Zotit të tij, dhe kështu i jep trupit fuqi pozitive.
Qelizë kancerore e sulmuar nga sistemi imun
  • Qelizat kancerore nuk mund të jetojnë në një ambjent të pasur me oksigjen, kështu që është e domosdoshme kryerja e disa ushtrimeve të lehta të trupit dhe të frymëmarrjes së thellë për ta çuar oksigjenin në të gjitha pjesët e trupit dhe qelizat e tij.

Kura jonë natyrale profesionale për kurimin e kancerit


Mjekët tanë kanë mundur të zbulojnë dhe të prodhojnë kurë natyrale për kurimin e të gjitha llojeve të kancerit, brenda një periudhe kohore prej tre muajsh, me mirësinë dhe suksesin nga Zoti Fuqiplotë. Kura jonë natyrale vepron në mënyrë të shumëfishtë, si në shkatërrimin e qelizave kancerore në brendësi të tyre dhe pa dëmtuar asnjë qelizë apo ind të shëndoshë, ashtu edhe në forcimin dhe fuqizimin e sistemit imun në mënyrë që organizmi i të sëmurit t’i bëjë rezistencë qelizave kancerore dhe t’i sulmojë ato. Megjithatë, mund te themi se suksesi varet nga avancimi i semundjes dhe se si i përgjigjet organizmi i të sëmurit kësaj kure bimore.
Mjekët tanë vazhdojnë kërkimet e tyre për ta avancuar kurën bimore në mënyrë që suksesi të jetë më i madh edhe për rastet kur sëmundja ka avancuar së tepërmi, pasi që zakonisht njerëzit sot drejtohen tek mjekësia alternative dhe ajo bimore pasi i kanë humbur shpresat e shërimit nga mjekësia moderne bashkëkohore dhe pasi janë shkatërruar totalisht nga ilaçet kimike. Përmendim këtu se një bashkëpunim i mjekësisë moderne me atë tradicionale popullore e bimore, për zbulimin e kurave të sigurta veçanërisht për sëmundje të tilla si kjo e kancerit, është një obligim shoqëror bashkëkohor për të mirën e njerëzimit, pasi që mundësitë materiale dhe fizike të mjekësisë shkencore sot janë shumë herë më të mëdha se ato të mjekësisë bimore e popullore.
Por duhet pasur parasysh se Ai që shëron në të vërtetë është Zoti i gjithçkaje, kurse ilaçet janë shkaqe të shërimit dhe jo shërues. Profeti ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Allahu nuk ka krijuar semundje, veçse ka krijuar edhe ilaç per të, të cilin e mëson ai që e mëson dhe e injoron ai që e injoron, me përjashtim të helmueses. (për të nuk ka ilaç)” Thanë: “Cila është helmuesja, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Vdekja!” D.m.th. që kur Allahu i ka caktuar vdekjen një personi dhe afati i tij në dynja ka mbaruar, nuk i bën më dobi asnjë lloj ilaçi, qoftë edhe nëse sëmundja e tij është e lehtë apo edhe pa qenë fare i sëmurë, por…
Por askush nuk e di të fshehtën dhe askush nuk e di se kur dhe ku do të vdesë, dhe ndodh që një i sëmurë me sëmundje vdekjeprurëse të jetojë gjatë, jashtë çdo parashikimi, kurse një i shëndoshë të vdesë pa qenë i sëmurë, jashtë çdo parashikimi. Kështu që, detyra e mjekëve dhe e vetë të sëmurit është që të mos dorëzohen në asnjë rast, por të vazhdojnë luftën e tyre me çdo lloj sëmundje kryeneçe dhe kokëfortë, sepse kështu ata kryejnë obligimin e tyre që u ka ngarkuar Zoti i tyre që kur e ka zbritur njeriun në tokë, për vazhdimin dhe përmirësimin e jetës në tokë që të jetojë sa më i lumtur, si dhe të fitojë kënaqësinë e Zotit të tij dhe lumturinë e përhershme në botën tjetër.
Rezultatet e kurës sonë bimore natyale kanë qenë të shkëlqyera, shumë të sëmurë që kanë qenë drejt vdekjes dhe me shpresa të humbura, janë shëruar dhe janë kthyer në jetën normale, me mirësinë e Zotit të Plotfuqishëm. Edhe ti mund të shërohesh dhe të jesh një prej këtyre, prandaj mos ngurro në përfitimin prej këtyre kurave natyrale të nxjerra nga prehëri i natyrës ashtu si e ka krijuar Allahu, dhe aspak të dëmshme për trupin tënd. Kjo mund të jetë mundësia jote që nuk duhet humbur, në mënyrë që të vazhdosh të jetosh me shëndet të plotë, të shijosh jetën e kësaj bote dhe të kryesh detyrimet e tua në të, deri sa të vijë caktimi i Allahut dhe të kthehesh tek Ai, si të gjithë njerëzit, dhe të marrësh shpërblimin për veprat e tua në këtë botë.
Nxito në porositjen e kurës tënde natyrale, kontakto me ne.
Ti mund të shërohesh, cilado qoftë sëmundja jote! Krijuesi Fuqiplotë nuk ka zbritur ndonjë sëmundje, veçse ka zbritur edhe ilaç për të, por vetëm se ai ilaç duhet gjetur, dhe nëse ia qëllon ilaçi sëmundjes, ndodh shërimi, me lejen e Zotit.