Të gjesh nën tokë 10 milionë dollarë
Kjo ësht ë historia e n jë çift nga Kalifornia, t ë cil ët kanë gjetur në oborrin e shtëpisë së tyre një grumbull monedhash të arit që...
https://enes7.blogspot.com/2014/04/te-gjesh-nen-toke-10-milione-dollare.html
Një
çift i martuar që dëshirojnë të mbesin anonim, kanë pranuar haptazi se vitin e
kaluar në oborrin e shtëpisë së tyre që e kanë në Kaliforni, patën gjetur një
grumbull monedhash të arit. Gjetja e tyre është cilësuar si më e madhja në
historinë e Shteteve të Bashkuara, kur është fjala për monedha të arta. David
Hol nga “Professional Coin Grading Service”, i cili i kishte analizuar dhe
vlerësuar gjetjen e tyre, pretendon se janë në pyetje monedha të rralla ari që
fatlumëve u kanë sjellë hiq më pak se 10 milionë dollarë.
Çifti
kishin qenë duke shëtitur në oborrin e tyre kur vërejtën diçka të pazakontë në
tokë, dhe menjëherë filluan të gërmojnë dhe në fund rezultoi të jetë një
valixhe e mbushur me monedha të arit. Por duke gërmuar edhe më thellë, ata
arritën të gjejnë edhe shtatë valixhe tjera dhe në fund i numëruan plot 1.427
monedha të arta të cilat datojnë nga periudha 1847-1894. Vlera e vërtetë e tyre
është rreth 27.000 dollarë, por ekspertët thonë se tani ato vlejnë plot 10
milionë dollarë.
Deri
më tani askush nuk e di se si ato monedha të arit përfunduan aty apo kujt i
përkasin, por dyshohet se bëhet fjalë për një minator i cili kursimet e tij i
kishte ruajtur në atë gropë, por që pas disa viteve kishte ndërruar jetë dhe
askush tjetër nuk kishte qenë në dijeni për ato monedha. Këto monedha do të
duhej që gjatë muajit maj të dalin në shitje në ueb-faqen Amazon, në njësinë që
merren me shitjen e antikiteteve dhe gjësendeve të vjetra me vlerë.
Çifti
fatlum shpresojnë që fillimisht të paguajnë borxhet që i kanë, dhe një pjesë të
parave të fituara nga shitja e monedhave të arit ti dhurojnë organizatave
lokale humanitare. Por ajo çfarë është më interesant, është fakti se dyshja
kanë vendosur të qëndrojnë në këtë shtëpi dhe të mos ikin në ndonjë vilë më
luksoze.