Kërkon të dashurin prej 20 vjetësh, i vodhi 1.6 milionë dollar.

Katherine Underwood është 52 – vjeçe dhe për 20 vite me radhë i është dashur që të maskohet në mënyra të ndryshme në përpjekje për të rifi...

Katherine Underwood është 52 – vjeçe dhe për 20 vite me radhë i është dashur që të maskohet në mënyra të ndryshme në përpjekje për të rifituar paratë e saj. 52 – vjeçarja nga SHBA ishte mashtruar nga i dashuri Budimir S. Drakulic i cili e gënjeu se po punonte si inxhinier për një projekt të rëndësishëm për shtetin amerikan dhe i mori një shumë të konsiderueshmne parash, duke e lënë pa asnjë qindarkë. Kur e kuptoi se ishte mashtruar rëndë, gruaja iu drejtua gjykatës. Ajo e paditi Drakulic për mashtrim dhe e fitoi gjyqin. Sipas gjykatës ai duhej ti kthente gruas 1.6 milion dollarë, por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Drakulic jo vetëm që nuk ktheu paratë por avokati i gruas e kishte të pamundur të gjente një llogari bankare në emër të tij. Kështu, në pamundësi për të paguar një detektiv privat, Underwood vendosi që ta bënte vetë këtë të fundit. Në këto 20 vite asaj i është dashur të udhëtojë e të maskohet në mënyra të ndryshme për të gjetur ish – të dashurin mashtrues por fatkeqësisht ajo ka mundur ta shohë 1 herë të vetme atë, pa patur mundësinë për të zbuluar më shumë mbi personin në fjalë. Sa për paratë, ndonëse të fituara ligjërisht, Drakulic duket se nuk ka ndërmend t’ia rikthejë ndonjëherë. Nga ana tjetër gruaja Underwood thotë se do të vazhdojë ta gjëmojë ish – të dashurin mashtrues derisa të marrë paratë.

Related

Lajme 3092204003719085146

Post a Comment

emo-but-icon

item