Basha thekson...

Ndërsa përshëndeti fitoren e të djathtës në zgjedhjet e organizuara në Francë dhe në Hungari, kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se kjo tre...

Ndërsa përshëndeti fitoren e të djathtës në zgjedhjet e organizuara në Francë dhe në Hungari, kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se kjo tregon se era fryn djathtas në kontinent. Duke folur në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar demokrat, Basha u shpreh se fitorja e së djathtës është një shenjë për ringritjen e PD-së dhe rikthimin e saj në qeverisje. “Tendenca për të votuar të djathtën po shndërrohet në frymën e kohës ku jetojmë. Ky është një fakt që na shton besimin dhe optimizmin e fillimit tonë të ri për rritjen e besimit dhe të mbështetjes popullore ndaj PD-së dhe të djathtës për ringritjen me një mendje akoma më të hapur dhe me një organizim akoma më të fuqishëm në shtëpinë tonë të lirisë për rikthimin me forca, energji dhe vizione të reja në marrjen e përgjegjësive të qeverisjes” tha ai. Sipas kreut të demokratëve ardhja e të djathtës në qeveri është domosdoshmëri për të kthyer në shinat e zhvillimit dhe përparimit Shqipërinë e marrë peng nga eksperimentet e paafta dhe të papërgjegjshme të qeverisë Rama-Meta. “Ky nuk është qëllimi i natyrshëm i çdo opozite. Në rastin e vendit tonë pa e tepruar aspak ky është një mision. Ardhja e qendrës dhe e qendrës së djathtë në qeverisje është një domosdoshmëri për të ndaluar krizën pikiatë dhe për të rimarrë ringritjen. Hartimi dhe zbatimi i politikave që burojnë nga parimet e lirisë dhe shtetit ligjor, janë rruga e sigurtë për të kthyer në shinat e zhvillimit dhe përparimit Shqipërinë e marrë peng nga eksperimentet e paafta dhe të papërgjegjshme të tipit ku rafsha mos u vrafsha nga arroganca, demagogjia dhe papërgjegjshmëria e qeverisë Rama-Meta.Epërsinë e politikave tona e tregojnë edhe të dhënat e raportit të fundit të INSTAT-it. Ndonëse Rama dhe benjaminët e tij po bëjnë çmos për të manipuluar shifrat e ekonomisë shqiptare në funskion të nxjerrjes së qeverisë së mëparshme”deklaroi Basha.

Related

Lajme 8683921680975991120

Post a Comment

emo-but-icon

item