Republika e kafesë
Shanset në jetë janë aq të shumta sa janë dhe frymamarrjet e njerëzve dhe ajo që kërkohet prej secilit, është që të jetë aktiv, të përpiq...
https://enes7.blogspot.com/2014/05/republika-e-kafese.html
Shanset në jetë janë aq të shumta sa
janë dhe frymamarrjet e njerëzve dhe ajo që kërkohet prej secilit, është që të
jetë aktiv, të përpiqet dhe të derdhë djersë, Zoti do ia hapë dyert e rizkut
dhe të suksesit. Historia
e mëposhtme bën fjalë pikërisht për këtë. Ajo është një zonjë nga Iraku dhe
quhet Sehara Hashimi, e datëlindjes 1968. Kur vendi i saj u përfshi në luftë me
Iranin, ajo vetë udhëtoi për në Angli për studime. Pasi u diplomua në drejtësi,
bëri përpjekje për të gjetur punë në profilin e saj, por nuk pati
sukes. Gjeti një punë të ndryshme nga studimet e saj, por edhe atje, pas pesë
muajsh punë e përzunë.Nga i vëllai që jetonte në Amerikë, i erdhi një ofertë
për punë në një bankë, ofertë të cilën e pranoi dhe u nis menjëherë. Por me të
vajtur atje, gjithçka u përmbys, jo që nuk u punësua në bankë, por nuk po
gjente ndonjë punë tjetër. U detyrua të kthehej përsëri në Britani.Një ditë,
ishte ulur në një kafene duke pirë kafe dhe duke menduar për jetën e saj. Kur
rrufiti kafen, vuri re se ajo kishte shije të hidhur, gjë e cila nuk i pëlqeu.
Pa e përfunduar kafen, u ngrit dhe vajti tek një kafene tjetër, por edhe atje
shija e kafes ishte e keqe. “Çfarë është kjo kafe kështu?! Si nuk ka një kafene për
të qenë këtu në Britani?! Përse nuk hapet një kafene ku të ofrohet kafe e
shijshme, si ajo që ishte mësuar të pijë në Amerikë?” të gjitha këto ishin
pyetje që i erdhën ato çaste në mendje.Ideja që i erdhi në mendje ishte që të
hapë një kafene të tillë, e cila ofron kafe me shije. Këtë ide ua prezantoi tek
gjashtëmbëdhjetë institucione financimi, por që të gjithë e refuzuan.
Megjithatë ajo nuk e humbi shpresën, por vazhdoi të kërkojë derisa më në fund
arriti të sigurojë një fond prej 27.000 paund nga ministria e tregtisë dhe
industrisë. Ajo hapi kafenenë e saj të parë në vitin 1995, ku ofronte dhjetë
lloje kafesh, me mjalt, kanellë... Projekti i saj vazhdoi të zgjerohej dhe
dhjetë vite më vonë, ajo kishte 42 degë kafenesh të saj, ku ishin punësuar 800
persona. Të gjithë kafenetë e saj mbanin emrin:”Coffee republic - Republika e
kafesë”. Në vitin 1998 kompania e saj fitoi një shumë prej tetë milionë paund
Bursa. Pas këtij suksesi, Sehara thotë:”Pas kësaj përvoje e
kuptova që jeta është plot me shanse!”Në vitin 2003 Sehara Hashimi shkroi dhe
një libër me titull:”Anyone can do it – Kushdo mund ta bëjë”, në të cilin flet
për përvojën e saj, ku dhe ofron këshilla që mund tu duhen personave që kanë
ide, se si ti shndërrojnë në realitet.Ndiqi ëndrrat e tua dhe kij besim tek
Zoti dhe tek aftësitë e tua. Zoti ia hap dyert e rizkut dhe të suksesit kujtdo
që bën mund, kujtdo që përpiqet dhe u shkon pas ëndrrave të tij.