1 Maji shpullë ndaj Ramës dhe Velisë Berisha: Mashtruesit u pritën me protesta

Ish-kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka analizuar protestat qytetare kundër panairit farsë të Edi Ramës më 1 Maj. Lideri historik ...

Ish-kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka analizuar protestat qytetare kundër panairit farsë të Edi Ramës më 1 Maj. Lideri historik i demokratëve Sali Berisha buen thirrje për vazhdim protestash kundër klikës Rama-Meta.Ndër të tjera Sali Berisha deklaron: “Nderim protestueseve dhe protestuesëve që demaskuan sot panairin e Ramës si panairin e kotësisë, mashtrimit dhe të papunësisë. Ata me protestën e tyre frymëzuese bllokuan për dy orë Ramën dhe Velinë e tij në pallatin e kongreseve.Protestuesit trima, që kishin dalë aty për bukën e femijëve të tyre, Rama në fjalen e tij i quajti me cinizëm “delegacioni i SHQUP-it”. Por pavarësisht nga forca të panumërta civile dhe me uniformë qe rrethuan zonën dhe Ramën e Velinë për ti nxjerrë nga pallati, ata me guxim shoqëruan daljen e tyre me thirrjet: Qeveri e mashtrimit!, Mashtrues! Mashtrues! Turp! Turp!Të dashur qytetare dhe qytetarë, duke shprehur mirënjohje dhe përgëzime protestuesëve që ndrynë sot në pallat 2 orë kryemashtruesin e vendit, le të konsiderojmë protestën kundër klikës Rama -Meta si detyrën tonë qytetare kryesore


Related

Lajme 7082405162870047267

Post a Comment

emo-but-icon

item