Kanti dhe këndesi këngëtar

Filozofi i madh gjerman, Emanuel Kant, kishte rënë në pikë të hallit nga këndesi i fqinjit të tij. Herë pas here, këndesi ia merrte këng...

Filozofi i madh gjerman, Emanuel Kant, kishte rënë në pikë të hallit nga këndesi i fqinjit të tij. Herë pas here, këndesi ia merrte këngës për shtatë palë qejfe, duke ia ndërprerë filozofit idetë dhe mendimet e ndritura.
I zënë ngushtë, ai dërgoi shërbëtorin e vet që t’ia blejë gjelin fqinjit dhe ta therë në vend. Mishin, do ia gatuante për vaktin e radhës.Ditën e shënuar të ekzekutimit të gjelit, ai kishte ftuar dhe një mikun e tij të ngushtë. Të dy bisedonin përzemërsisht, në pritje të drekës së këndshme me mish gjeli. Ai i tregonte për këndesin e bezdisshëm e cili e kishte bezdisur kushedi sa herë, duke ia ndërprerë rrjedhën e mendimeve dhe duke ia prishur rehatinë. Tashmë ai ndihej i qetë me mungesën e këngës së kaposhit qëçirrej çdo ditë. Edhe mendimet i kishte të rrjedhshme dhe pa ndërprerje.Në një moment, hyn brenda shërbëtori dhe i thotë:”Zotëri! Kërkoj ndjesën tuaj, por fqinji juaj refuzoi ta shesë gjelin e tij, prandaj dhe bleva një gjel nëpazar, e thera dhe po e gatuaj!”Atëherë, Kant dëgjoi sërish këngën e këndesit të fqinjit të tij i cili në fakt nuk kishte reshtur së kënduari gjithë ditën.
Gjeli nuk kishte ndryshuar fare, ai që kishte ndryshuar ishte mendimi dhe bindja e Kantit. Ishin mendimet e tij për gjelin ato që e bënin të vuajë, jo vetë gjeli. Ishin po këto mendime që e lumturuan, jo mungesa e këngës së këndesit. Përderisa lumturia qenka në duart tona, përse e kërkojmë nga të tjerët? Përderisa ajo qenka kaq afër, përse e largojmë?Ne kërkojmë me patjetër që ta therim gjelin që të biem rehat prej zërit të tij. E nëse e therim, do të gjejmë njëqind gjela të tjerë që na bëjnë të njëjtën zhurmë, toka është e mbushur me gjela.Ajo që kërkohet është që ta nxjerim gjelin nga koka jonë. Nëse nuk mundemi ti mbyllim gojën këndesit, mundemi të mbyllim veshët tanë.

Related

Histori 8638949572084085859

Post a Comment

emo-but-icon

item