Vendimi i gjykatësit

Shumë vite më parë, Afrika e Jugut ishte përfshirë nga valë racizmi të forta mes të bardhëve dhe të zinjve. Një i moshuar zezak, vjedh pes...

Shumë vite më parë, Afrika e Jugut ishte përfshirë nga valë racizmi të forta mes të bardhëve dhe të zinjve. Një i moshuar zezak, vjedh pesë panine për të ushqyer veten dhe familjen, e cila jetonte në kushte tepër të rënda ekonomike. Pronari i furrës ku kishte vjedhur paninet ishte i bardhë. Me të konstatuar vjedhjen, ai njofton policinë, e cila e arreston dhe e çon para gjyqit. Gjykatësi që e kishte çështjen e tij në dorë ishte i bardhë. Pasi u çel seanca dhe u dëgjua akuza, gjykatësi e pyeti zezakun e moshuar:”A është e vërtetë se i ke vjedhur pesë panine zotërisë në fjalë?” Zezaku i moshuar u përgjigj çiltërsisht:”Po, i kam vjedhur pesë panine për shkak se e gjithë familja ime ishte e uritur dhe nuk kishte futur gjë në bark atë ditë. Të jem i sinqertë, nëse dal nga ky gjyq dhe sërish do të ndjej uri, unë do të vjedh përsëri për të mbushur barkun.” Gjykatësi heshti për pak kohë dhe pastaj e pyeti pronarin e furrës:”Sa është vlera e pesë panineve të vjedhura?” Pronari u përgjigj:”Dhjetë rand.” Gjykatësi iu drejtua zezakut dhe i tha:”Gjobitesh me dhjetë rand, si dëmshpërblim për bukën e vjedhur. Por meqë e ke bërë nga halli dhe i shtyrë nga uria, këta dhjetë rand do i paguaj unë personalisht.” Pastaj, gjykatësi i hodhi një sy të gjithë të pranishmëve në gjykatë dhe u tha:”Edhe ju detyroheni të paguani nga dhjetë rand për faktin se e keni lënë vendin në pikë të hallit, saqë dikush detyrohet të vjedhë që të thyejë urinë.” Në sallë gjendeshin 48 persona, kështu u mblodhën 480 rand, të cilat gjykatësi ia zgjati zezakut që kishte vjedhur dhe i tha:”Merri këto me qëllim që të mos detyrohesh të vjedhësh sërish!” Sërish gjykatësi iu drejtua sallës dhe i tha:”Edhe ju nuk duhet të heshtni në raste të tilla, duhet të mos qëndroni pasivë, por të bëni çmos që të mos ketë njerëz me nevoja ekstreme.” Nëse në vendet tona ka njerëz që vuajnë për kafshatën e bukës, të gjithë jemi të akuzuar dhe të gjithë jemi me faj për këtë gjendje. Secili prej nesh duhe ta shohë veten përgjegjës për njerëzit në nevoja ekstreme. Kur e pyetën profetin Muhamed a.s se cila është vepra më e mirë që mund të bëjë një mysliman, u përgjigj:”Të ushqejë njerëzit në nevojë ekstreme.

Related

Lajme 5659634862285332639

Post a Comment

emo-but-icon

item