Turqi, arrin në 201 numri i viktimave nga shpërthimi në minierë

Të paktën 201 minatorë kanë humbur jetën, 75 të plagosur dhe rreth 200 të tjerë dyshohet se janë ende të bllokuar nëntokë pas shpërthimit...

Të paktën 201 minatorë kanë humbur jetën, 75 të plagosur dhe rreth 200 të tjerë dyshohet se janë ende të bllokuar nëntokë pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën e Manisas, në perëndim të vendit, njoftuan autoritetet përgjegjëse. “Kemi njoftime se 201 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë kanë shpëtuar”, deklaroi kryetari i bashkisë së Manisas, Tchengiz Ergun. Shpërthimi ndodhi pas një defekti në një transformator elektrik pas mesditës. Gjatë mbrëmjes forcat e sigurisë kanë injektuar ajër në galeritë ku ndodhen minatorët, në një thellësi prej dy kilometrash. Sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolli” në vendngjarje janë të pranishme edhe forcat e ushtrisë. Sipas medias lokale, në minierë ndodheshin të paktën 580 persona në momentin e shpërthimit. Ekipet e emergjencës vazhdojnë punën për shpëtimin e personave të bllokuar brenda minierës.

Related

Lajme 6910158919821398522

Post a Comment

emo-but-icon

item