Çfarë përfitojmë ne nga përdorimi i hithrës
Në mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve, ndërsa në mjekësinë moderne, këshillohet si një nga bimët më të pasura ...
https://enes7.blogspot.com/2014/05/cfare-perfitojme-ne-nga-perdorimi-i.html
Në mjekësinë popullore, ajo
është cilësuar mbretëresha e bimëve, ndërsa në mjekësinë moderne, këshillohet
si një nga bimët më të pasura me vitamina A, C dhe K. Efektet e përdorimit
të saj janë të menjëhershme. Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë,
kurohet më së miri me hithra.Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga
bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe
lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një
gotë. Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në
kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët
derisa te dallohet një si pullë gjaku. Raste të tjera që rekomandohen nga
mjekësia moderne për kurimin me hithër.Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë
për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes. Larja e kokës me
ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të
flokëve. Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne
rritjen e vitalitet tek meshkujt. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe
në rastet e diaresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë
shpejt dhe lehtë.