Përballë një fëmije të talentuar.

Shpesh herë, prindërit dhe shoqëria i ndrydhin talentet e fëmijëve të tyre. Shohim fëmijë që bëjnë objekte të ndryshme me letra, dërrasa ...


Shpesh herë, prindërit dhe shoqëria i ndrydhin talentet e fëmijëve të tyre. Shohim fëmijë që bëjnë objekte të ndryshme me letra, dërrasa etj... dhe nga ana tjetër shohim prindërit që u bërtasin se janë të prapë, se kanë bërë vendin rrëmujë... Për fat të keq, këta prindër apo mësues qofshin, po ua vrasin talentet fëmijëve, të cilët jetojnë e vdesin pa i njohur talentet që kanë pasur. Ditën që myslimanët hynë në Mekë, Seleme ibnu Muajr ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe njihej me nofkën Ebu Mahdhure. Me të hyrë në Mekë, Profeti a.s urdhëroi Bilalin që të ngjitet mbi Qabe dhe të thërrasë ezanin. Vetë Ebu Mahdhure kishte një zë tepër të bukur dhe tingëllues. Meqë një pjesë e mirë e Mekës e kishin pranuar islamin sa për sy e faqe, ndër to dhe Ebu Mahdhure, ky i fundit filloi të përqeshë Bilalin. Njerëzit filluan të mblidhen rreth tij dhe të qeshurat veç shtoheshin. Të qeshurat përziheshin me zërin e ezanit, gjë e cila i bëri përshtypje Profetit a.s. Menjëherë, ai kërkoi të takohet me Ebu Mahdhure. Tregon vetë Ebu Mahdhure:”Më çuan tek Profeti a.s, ndërkohë që unë isha i bindur se ia kisha bërë gropën vetes.” E çuditshme është se Profeti a.s as që ia hapi fare çështjen e përqeshjes dhe ironisë me ezanin. Me të vajtur para Profetit a.s, ai e pyeti:”Kam dëgjuar se ke zë të bukur!” Tregon Ebu Mahdhure:”Unë e pashë plot dyshim në sy dhe e pyeta:”Po pastaj?!” Ai më pyeti:”A të ti mësojë fjalët e ezanit?” Unë iu përgjigja:”Vërtet?!” Ai më tha:”Po, vërtet.” “Ndërkohë që njerëzit e ndiqnin këtë skenë gjithë çudi, ai më citonte fjalët e ezanit, kurse unë i përsërisja pas tij.” Profeti a.s nuk e kritikoi për përqeshjen e ezanit të Bilalit, nuk i tha se je një i ri i paedukatë, harakat dhe rrugaç, siç bëjnë shumë njerëz. Ai thjesht e orientoi si ti përdorë dhuntitë e tij në dobi të njerëzve dhe jo anasjelltas. A e imagjinoni si mund të jetë ndjerë Ebu Mahdhure pas këtij çasti? Ai që kishte në dorë gjithë Mekën dhe një pjesë të Gadishullit Arabik, i kishte kushtuar kohë dhe i kishte mësuar një vepër të mirë. Nëse ne si prindër i ndryshojmë metodat e orientimit dhe edukimit të fëmijëve tanë, do të edukojmë burra dhe jo kalamanj, do të edukojmë liderë dhe jo robër. Tregon Ebu Mahdhure:”Sa herë që unë këndoja ezanin pas Profetit a.s, ai buzëqeshte më shumë dhe njëkohësisht, më fërkonte zemrën dhe më përkëdhelte ballin. Kështu mu mbush zemra me besim dhe bindje se ai ishte i dërguari i Zotit. Pasi përfunduam, Profeti a.s më pyeti:”A e mësove tashti ezanin?” Unë iu përgjigja:”Po.” Ai më tha:”A pranon që të jesh myezini i banorëve të Mekës?” Unë e pyeta:”Vërtet?” Ai mu përgjigj:”Po, vërtet. Që sot ti je muezini i gjithë Mekës.” Tregon vetë Ebu Mahdhure, shumë vite më vonë:”Që atëherë, unë kam shërbyersi muezin i banorëve të Mekës. Nëse i dërguari i Zotit do të ishte sjellë ashpër me mua, do të kisha humbur jetën e kësaj bote dhe të botës tjetër.” I duroni fëmijët tuaj, i zbuloni dhuntitë e tyre dhe i ndihmoni ti zhvillojnë ato.

Related

Islam 6413971808345121356

Post a Comment

emo-but-icon

item