Si i kuron Islami semundjet shpirterore?


1. Kurani eshte sherim per besimtaret. Allahu i Madheruar thote: “Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” [Fussilet, 44] Dhe thote: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë përbesimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82]. Allahu nuk ka zbritur nga qielli ndonje sherim me te dobishem, me gjitheperfshires, me madheshtor dhe me efektiv per heqjen e semundjes se sa Kurani, i cili eshte sherim per zemrat nga semundja e injorances, e dyshimit, e pasigurise, etj. Do te mjaftonte vetem surja “El Fatiha” per t’u kuruar me te nga çdo semundje e shpirtit dhe e trupit, nese njeriu do ta praktikonte ashtu si duhet kurimin me te. Si behet kjo? Dije se te gjitha ajetet qe lexohen per sherim, lutjet dhe rukjet e ndryshme qe kane ardhur ne Kuran dhe Sunet, jane te dobishme dhe sheruese ne vetvete, por megjithekete ato kerkojne pranim nga zemra dhe vendosmeri te forte nga i semuri. Me fjale te tjera, njeriu duhet ta lidhe zemren e tij me Krijuesin e saj, t’i lutet vetem Atij qe ta sheroje ate, dhe te jete i bindur se sherimi eshte ne Dore te Allahut, dhe nga ilaçet me te mira per sherim eshte Libri i Allahut. Duke qene se zemra i nenshtrohet Allahut dhe e pranon kuren me Librin e Tij, dhe njeriu ka vendosmeri te forte ne kurimin me Librin e Allahut dhe me lutjet pejgamberike, atehere njeriu sherohet me sherim te plote nga Allahu i Madheruar, sepse ne kete rast ka ndodhur ajo qe ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Për çdo semundje ka ilaç, dhe nese qellohet ilaçi i semundjes, njeriu sherohet me lejen e Allahut.” [Muslimi, 2204]. Muslimani duhet te lexoje sa me shume Kuran, ose te degjoje sa me shume Kuran nese nuk mund te lexoje, dhe te perpiqet sa me shume qe te mesoje te lexoje Kuranin arabisht, sepse keshtu ai ruan veten dhe shtepine tij nga çdo e keqe dhe e lidh ate me Allahun e Madheruar, dhe keshtu nuk mbet me vend per te keqen, as per stres e as per semundje, as per magji e as per xhin, por vetem per engjej e per hajer, e Allahu eshte Ai i cili e ka ne dore suksesin, prandaj lutjuni Allahut sa me shume…
2. Lutja – duaja drejtuar Allahut eshte nga shkaqet me te forta per largimin e çdo te keqe dhe per realizimin e asaj qe kerkohet. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thote: “Nuk e kthen caktimin veçse lutja…” [Tirmidhiu, 2139]. Caktimi qe permendet ne hadith eshte per qellim ajo qe do te ndodhte nese nuk do te behej lutja; kur njeriu, duke u nisur nga shkaqet dhe rrethanat aktuale mendon se do ta gjeje diçka e keqe dhe i lutet Allahut t’ia largoje ate, Allahu ia largon atij dhe keshtu, vete ai qe ben lutjen beson se Allahu i ka larguar diçka te keqe qe mund ta kapte nese nuk do t’i lutej Allahut qe ta ruante prej saj. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) gjithashtu ka thene: “Lutjuni Allahu te bindur se do t’ju pergjigjet dhe dijeni se Allahu nuk e pranon lutjen e nje zemre te pavemendshme.” [Hadith Sahih. E ka nxjerre Tirmidhiu, 3479] Pra, lutja eshte ilaç i dobishem per çdo te keqe dhe per çdo semundje, por pavemendesia e zemres ndaj Allahut te Madheruar e humb fuqine e saj, ashtu si edhe ngrenia e haramit i humb fuqine lutjes dhe e dobeson ate. Duaja eshte ilaçi me i mire, armiku i semundjes, larguesi dhe sheruesi i saj, penguesi i prekjes nga ajo dhe ngritesi i saj nese zbret. Duaja e ka efektin me te forte nese perseritet sa me shpesh dhe sa me shume, pa e humbur shpresen nga pergjigja e saj, por duke vazhduar gjithnje me dua, sepse Allahu nuk e kthen bosh ate. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Lutja e Dhenunit, me te cilen ai iu lut Allahut kur ishte ne barkun e balenes, ishte: “La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu mine dhalimin” – “Nuk ka Zot te adhuruar tjeter perveç Teje, i Lartesuar je Ti! Une isha prej te padrejteve.” [El Enbija, 87]. Nuk ka musliman qe lutet me kete lutje per çdo gje qe te kete, veçse Allahu i pergjigjet lutjes se tij.” [Hadith Sahih. Tirmidhiu 3505, etj]. Duaja duhet gjithashtu qe te perkrahet dhe te ndihmohet nga veprat e mira, si namazi farz e nafile, agjerimi farz e nafile, sadakaja (lemosha), leximi i Kuranit, permendja e Allahut sa me shume gjate dites e nates, ne mengjes e ne mbremje, respektimi i prinderve, mbajtja e lidhjeve farefisnore, moralet e mira, etj. Dije, se kujt i inspirohet berja sa me shume lutje Allahut, Allahu ka dashur t’i pergjigjet lutjes se tij, sepse Allahu thote: “Lutmuni Mua, qe t’i pergjigjem lutjes suaj!” [Gafir, 60] “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, (thuaju se) Unë jam afër! I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Ndaj, të më përgjigjen Mua dhe të besojnë tek Unë, që të udhëzohen drejt!” [El Bekare, 186].
3. Largimi nga gjynahet dhe veprat e keqia, demi i te cilave per zemren (shpirtin) eshte njesoj si helmi per trupin. A ka ne bote te keqe dhe semundje shkaku i te ciles te mos jene gjynahet dhe veprat e keqia?! Çfare i nxori dy prinderit e njerezimit nga xheneti, banesa e lumturise dhe kenaqesise, ne banesen e dhimbjeve, vuajtjeve e merzitjeve? Çfare e nxori Iblisin nga lartesite e qijve dhe beri qe ai te mallkohej e te dilte nga meshira e Allahut? Çfare beri qe te mbyteshin te gjithe njerezit ne kohen e Nuhut (alejhi selam)? Çfare beri qe mbi popullion e Adit te leshohej ere e forte e cila i shtriu te gjithe ata per toke si te ishin trungje palmash te kalbura? Çfare beri qe te denosheshin popujt e meparshem, historite e te cileve jane permendur ne Kuran? A nuk kane qene gjynahet dhe mosbesimi shkak per kete? Gjynahet kane shume pasoja te keqija dhe te demshme per zemren dhe trupin, ne dynja dhe ne ahiret. Prej ketyre pasojave permendim: Humbja e dijes, sepse dija eshte drite te cilen Allahu e fut ne zemer, ndersa gjynahu e fik ate drike. Humbja e rrizkut, trishtimi qe ndien mekatari ne zemren e tij, trishtimi ne sjelljen me njerezit sidomos me ata qe njihen per devotshmeri, veshtiresimi i çeshtjeve sa qe i gjen rruget te mbyllura para fytyres apo shume te veshtira, erresira qe ndien mekatari ne zemren e tij, nje erresire e vertete te cilen ai e ndien ashtu si ndien erresiren e nates se erret. Gjynahet e dobesojne zemren dhe trupin, sepse fuqia e besimtarit qendron ne fuqine e zemres se tij, dhe sa me shume te forcohet zemra, aq me shume forcohet trupi i tij. Ndersa mekatari, sado te forte ta kete trupin, por ai eshte me i dobet se çdo gje ne rast nevoje, sepse ate e tradhetojne fuqite e tij pikerisht atehere kur ka me shume nevoje per to. Gjynahet pengojne kryerjen e bindjeve ndaj Allahut dhe te veprave te mira, sepse ndeshkimi per berjen e nje gjynahu eshte pengimi nga kryerja e nje te mire ne vend te tij, gje e cila i pret rrugen edhe nje te mire tjeter, edhe nje te trete, e keshtu, nga nje gjynah pengohen shume vepra te mira ne llogari te mekatarit, ku secila e mire me vete eshte me e vlefshme se dynjaja dhe ç’ka ne te. Nese njeriu largohet nga Allahu dhe preokupohet me gjynahe, ai humb ditet e jetes se vet te vertete, pasojat e te cilave ai do t’i gjeje ate dite kur do te thote: “Ah, sikur te kisha pergatitur diçka te mire per jeten time.” [El Fexhr, 24]. Gjynahet dobesojne vullnetin e zemres dhe forcojne deshiren per gjynahe. Ato dobesojne vullnetin per pendim pak nga pak, deri sa ta nxjerrin nga zemra plotesisht ate. Gjynahet e nxjerrin nga zemra driten e shikimit te realitetit, duke e pare te shemtuaren si te bukur dhe duke u mesuar me te shemtuaren. Gjynahet jane shkak per perçmimin e robit tek Zoti i tij dhe per poshterimin e tij. Nese njeriu vazhdon ne gjynahe, ato i duken te vogla dhe i behen te zakonshme, gje e cila tregon per humbjen e tij, sepse sa me i vogel te duket gjynahu ne syrin e njeriut, aq me i madh behet ai tek Allahu. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Besimtari i sheh gjynahet e tij sikur te ishte ne rrezen e nje mali dhe ka frike se i bie mbi krye, ndersa i prishuri i sheh gjynahet e tij si te ishin nje mize qe i qendron mbi hunde, ndersa ai i ben me dore dhe ajo fluturon.” [Buhariu, 5833]. Gjynahet mbjellin perçmim dhe poshterim, dhe prishin logjiken dhe arsyen. Gjynahet largojne te mirat qe te ka dhene Allahu dhe te sjellin te keqia. Gjynahet shkaktojne frike dhe tmerr ne zemren e mekatarit, ndersa bindjet ndaj Allahut jane mburoja me madheshtore, dhe ai qe futet ne te eshte i siguaruar nga ndeshkimi i kesaj bote dhe i botes tjeter, ndersa kushdo qe del prej saj, rrethohet nga frika e stresi nga çdo ane. Ai qe i bindet Allahut, frika e tij kthehet ne siguri, dhe ai qe e kundershton Allahu, siguria e tij i kthehet ne frike. Gjynahet jane semundjet e zemres dhe te shpirtit, dhe nuk ka ilaç per to, veçse me lenien e tyre dhe pendimin prej tyre. Demet e gjynaheve jane te medha dhe te panumerta, prandaj largoju atyre dhe kthehu tek Allahu me pendim per gjynahet e tua te vogla e te medha, sepse keshtu ti perfshihesh ne lutjen e engjejve per ty: “Ata (engjëj), që e mbajnë Fronin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij. Ata lypin falje për besimtarët, duke thënë: “O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të Zjarrit flakërues! O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të devotshmit prej prindërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre! Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti. Dhe shpëtoji ata nga e keqja! Atë që Ti e shpëton nga e keqja atë Ditë, Ti e ke mëshiruar; e ky, me të vërtetë, është shpëtimi i madh!” [Gafir, 7-9].
4. Durimi - Çdo semundje apo fatkeqesi qe e kap besimtarin, ajo eshte nje sprove e vogel per te, te cilen ai duhet ta kaloje me durim dhe mbeshtetje tek Allahu i Madheruar, duke marre shkaqet e ngritjes se fatkeqesise dhe duke ju lutur Allahut, i Cili ka ne dore gjithçka, si dhe duke qene i bindur se me kete fatkeqesi atij i fshihen gjynahet dhe i ngrihen gradet tek Allahu i madheruar, nese e kalon me sukses ate. Allahu i Madheruar thote: “Patjetër që Ne do t’ju sprovojmë me diçka prej frikës, urisë, pakësimit të pasurisë, humbjes së jetës dhe pakësimit të të lashtave. Dhe përgëzoji të duruarit. Ata të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” Të tillët kanë bekime dhe mëshirë nga Zoti i tyre, dhe të tillët janë të udhëzuarit drejtë.” [El Bekare, 255-257]. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk ka njeri te cilin e kap nje fatkeqesi dhe ai thote: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” “O Zot! Me shperble per fatkeqesine time dhe ma zevendeso ate me me te mire se me pare!”, veçse Allahu e shperblen ate per fatkeqesine e tij dhe ia zevendeson atij me me te mire se ajo qe ka pasur.” [Muslimi, 1526]. Kur njeriun e ze nje fatkeqesi, ai duhet ta shuaje zjarrin e saj me disa gjera: Te jete i bindur se ajo qe e zuri nuk mund te mos e zinte, sepse Allahu thote: “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë.” [El Hadid, 22-23]. -Humbja e shperblimit te durimit dhe dorezimit tek Allahu, ne te vertete jane shume here me te medha se fatkeqesia. Dije, se sado qe te zgjase fatkeqesia apo semundja, pas saj do te vije lehtesimi dhe sherimi, prandaj mos e humb durimin dhe mos u shpreh keq, sepse ne çdo rast ti je i detyruar te durosh, por le te jete durimi yt duke i kenaqur nga caktimi i Allahut dhe duke shpresuar shperblimin Tij. Ai qe e ka derguar fatkeqesine tek ti eshte me i Urti i te urteve dhe me Meshiruesi i meshiruesve, dhe Ai (I lartemadheruari) nuk e ka derguar ate fatkeqesi tek ti per te shkaterruar, apo per te denuar e asgjesuar, por per te te kujtuar me qellim qe te sprovoje durimin tend, te kenaqurit me caktimin e Tij dhe besimin tend. Ta ka derguar ate me qellim qe te degjoje pergjerimin tend ndaj Tij, te shohe te trokasesh deren e Tij, te qendrosh para Tij me zemer te perulur dhe te ngresh ankesat e tua tek Ai.
5. Disa lutje Pejgamberike per sherimin e semundjeve shpirterore
- “لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ الْعَظِيمُ الْحَلِيمُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ رَبُّ السَّمَوَاتِ وَرَبُّ الْأَرْضِ وَرَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ”
“La ilahe il-lallahu el adhijmul halijm. la ilahe il-lallahu rabbul arshi el adhim, la ilahe il-lallahu rabbus-semavati esseb’i ue rabbul ardi, rabbul arshi el kerijm”
“Nuk ka te adhuruar tjeter (me te drejte) perveç Allahut, te Madherishmit, te Butit. Nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut, Zotit te Arshit te madh. Nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut, Zotit te shtate qiejve, Zotit te tokes, Zotit te Arshit te nderuar!” [Kete e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Iben Abasi, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e bente kete lutje kur ishte ne ankth dhe brengosje].
- “اللهم رحمتك أرجو فلا تكلني إلى نفسي طرفة عين وأصلح لي شأني كله لا إله إلا أنت”
“Allahumme rahmeteke erxhu fela tekilni ila nefsi tarfete ajn, ue eslih li she’ni kul-leh, la ilahe il-la ente”
“O Zot! Shpresoj meshiren Tende, ndaj mos me dorezo te vetja ime as sa nje hapje e mbyllje sysh! M’i rregullo te gjitha çeshtjet e mia! Nuk ka zot (te adhuruar) tjeter perveç Teje.” [E transmeton Ebu Daudi me zinxhir transmetimi te mire, nga Ebu Bekrate, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: "Lutjet e te brengosurit jane keto: ..." d.m.th. fjalet e permendura me siper].
- “يا حي يا قيوم برحمتك أستغيث”
“Ja hajju ja kajjum, birahmetike estagith”
“O i Gjalle e i Perejtshem, Mbajtesi i gjithçkaje! Ne meshiren Tende kerkoj ndihme!” [E transmeton Tirmidhiu me zinxhir te mire transmetimi, nga Enes iben Malik, se keto fjale Pejgamberi i thoshte kur e brengoste diçka.]
- “اللهم إني عبدك وابن عبدك وابن أمتك ناصيتي بيدك ماض في حكمك عدل في قضاؤك أسألك بكل اسم هو لك سميت به نفسك أو علمته أحدا من خلقك أو أنزلته في كتابك أو استأثرت به في علم الغيب عندك أن تجعل القرآن ربيع قلبي ونور صدري وجلاء حزني وذهاب همي”
“Allahumme, inni abduke, ibnu abdike, ibnu emetike, nasijeti fi jedike, madin fije hukmuke, adlun fije kadauke, eseuluke bikuli ismin huve leke, semmejte bihi nefseke, eu alemtehu ehaden min halkike, eu enzeltehu fi kitabike, eu iste’therte bihi fi ilmil gajbi indeke: en texhal elkuranel adhim rabija kalbi, ue nura sadri, ue xhelae huzni, ue dhihabe hemmi.”
“O Zot! Une jam robi Yt, biri i robit dhe i robereshes Tende! Drejtimi im eshte ne Doren Tende. Caktimi Yt zbatohet tek une dhe vendimi Yt mbi mua eshte i drejte. Te drejtohem Ty me te gjitha emrat e Tu, me te cilat Ti ke quajtur Veten Tende, ose i ke shpallur ne Librin Tend, ose ia ke mesuar ndokujt prej krijesave te Tua, ose qe i ke ruajtur ne dijen e te fshehtes tek Ti: te lutem qe ta besh Kuranin e madheruar pranvere te zemres sime, drite te gjoksit tim, heqje te merzitjes sime, dhe largim te pikellimit tim!” Kedo qe e ze ndonje hidherim e merzitje, dhe i thote keto fjale, Allahu ia largon atij hidherimin dhe merzitjen dhe ia nderron ato me lehtesim dhe dalje nga veshtiresia. [Hadith Sahih. Es Sahiha 199].
6. Supa e quajtur “Telbine”, hahet kur je i merzitur, i trishtuar, i brengosur e i hidheruar, qofte nga ndonje fatkeqesi, vdekje e te afermit, etj. Aisha, gruaja e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) urdheronte qe kjo supe, e cila quhet “telbine”, t’i pergatitej te semurit dhe te hidheruarit qe kishte humbur nje te aferm, dhe thoshte: “Kam degjuar te Derguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) te thote: “Telbinia qeteson zemren e te semurit dhe largon nje pjese te merzitjes se tij.” [Buhariu, Muslimi, etj].
7. Shetitja dhe pikniku ne natyre eshte shume i dobishem per njeriun ne te gjitha rastet, sidomos kur del ne natyre te bukur, te gjelber dhe ku ka uje qe rrjedh. Meditimi ne krijesat e Allahut dhe frymemarrja e thelle, te qetesojne shpirtin dhe i japin fuqin atij. Po keshtu, zhdervjellja dhe loja ne natyre eshte shume e dobishme dhe qetesuese e çliruese e shpirtit nga merzitjet e brengat e tij ne dynja.
Lusim Allahun te na jape shendet te plote, qe ta shfrytezojme ne zbatim te urdhrave te Tij dhe ne vepra te mira! Allahu e ka ne dore suksesin, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen e tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e Kiametit!