Pak humor
Një djalë i ri, i tha një ditë shokut të vet:”Kam një problem që nuk po i jap zgjidhje.” Shoku:”Hë more, cili qenka problemi yt?” Djali:”S...
https://enes7.blogspot.com/2014/04/pak-humor.html
Një djalë i ri, i tha një ditë shokut të vet:”Kam një problem që nuk po i jap zgjidhje.”
Shoku:”Hë more, cili qenka problemi yt?”
Djali:”Sa herë që më pëlqen një vajzë dhe dua të martohem me të, e refuzon ime më.”
Shoku:”Gjë që zgjidhet kollaj. Zgjidh një vajzë që i ngjan nënës tënde si në pamje ashtu dhe në karakter dhe jot ëmë do e pranojë menjëherë.”
Pas disa kohësh, u takuan sërish dhe shoku e pyeti se çfarë kishte bërë. Djali i tha:”Eh, e gjeta një vajzë që i ngjante mamasë time dhe ajo e pranoi.”
Shoku i tha:”Po shyqyr, të na trashëgohesh atëherë. Hajde na jep llokumin tani.”
Djali i tha:”Prit, prit se nuk mbarova. E pranoi maja, por e refuzoi baja!”