Njeriu që ushqen krokodilët si të ishin qenushë
Jason Vargas Aguero është një burrë i cili fiton para’ duke ushqyer për kënaqësinë e turistëve krokodilë të mëdhenj si të ishin qenushë. ...
https://enes7.blogspot.com/2014/03/njeriu-qe-ushqen-krokodilet-si-te-ishin.html
Aguero ka një vajzë 13-vjeçare që kërkon të vazhdojë punën që ka nisur ai edhe pse ka qenë dëshmitare në një rast kur i ati për pak sa nuk u vra kur njëri prej krokodilëve i kafshoi dorën dhe e tërhoqi në lumë.
“Vajzës po i jap disa këshilla që të jetë e përgatitur nëse dëshiron ta bëjë këtë punë, por shpresoj të mos e bëjë. Nuk dua që të rrezikojë jetën siç kam bërë unë”, thotë Jason.
Ai shpjegon se një punë e tillë kërkon “trimëri, ndihmë nga Zoti dhe pak çmenduri”. “Unë e bëj pasi më pëlqejnë aventurat e rrezikshme”, shprehet 36-vjeçari.