Leksion i hapur; Arbitrazhi ndёrkombёtar dhe shteti shqiptar’
Departamenti i Drejtësisë pranë Universitetit “Hёna e Plotё” (Bedër) organizoi leksionin e hapur me temё ‘Arbitrazhi ndёrkombёtar dhe s...
https://enes7.blogspot.com/2014/03/leksion-i-hapur-arbitrazhi-ndrkombtar.html
Departamenti i
Drejtësisë pranë Universitetit “Hёna e Plotё” (Bedër) organizoi leksionin
e hapur me temё ‘Arbitrazhi ndёrkombёtar dhe shteti shqiptar’. Studentёt e
programit bachelor dhe tё programit master nё drejtёsi u njohёn nga afёr me
rolin e Avokaturёs sё Shtetit Shqiptar, tё pёrfaqёsuar nga avokati i shtetit,
Armer Juka. Gjatё leksionit u fol mbi praktikёn e arbitrazhit dhe tё
instrumenteve kryesore pёr zhvillimin e tij.
Gjatё
leksionit av. Juka u shpreh se hapja e shteti shqiptar karshi investimeve tё
huaja dhe tregut ndёrkombёtar privat ёshtё shoqёruar me shumё sfida tё
karaktereve tё ndryshme, nё lidhje me respektimin e kontratave tё nёnshkruara
qoftё nё pozicionin e kontraktuesit si shtet nё fushёn e investimeve, ashtu dhe
si aksionar nё fushёn e shёrbimeve tё ndryshme. Arbitrazhi i investimeve dhe
instrumentet juridike pёrbёnё fokusin kryesor tё leksionit dhe, nёpёrmjet
diskutimit tё disa rasteve qё u ilustruan nga avokati Juka, u hodh dritё mbi
strukturёn ligjore tё arbitrazhit nё Shqipёri dhe gjithashtu u bёnё shpjegime
terminologjike, duke filluar nga juridiksioni deri te shtrirja e tij, si dhe
ushtrimi i tij.
Rasti Burimi
Srl dhe Eagle Games SH.A.K - Republika e Shqipёrise (ICSID çёshtja nr.
ARB/11/18) ceku nga afёr jo vetёm zhvillimin e njё çёshtjeje arbitrazhi, por
edhe zhvillimin e tij nё pёrgjithёsi nё Shqipёri. Studentёt patёn mundёsinё tё
bёjnё pyetje, nё lidhje me arbitrazhin nё pёrgjithёsi, por çёshtja midis CEZ
dhe shtetit shqiptar krijoi debate dhe kjo nё qёllimin e pёrgjithshёm tё
organizimit tё eventit, si edhe pёr tё krijuar njё mjedis shkencor sa mё pranё
studentёve tё profilit juridik.