KRYESORET VENDI KOSOVA RAJONI BOTA SPORT SHOW BIZ LIFESTYLE VIDEO Lokalet, Erdogan pretendon fitoren

Rexhep Tajip Erdogan pretendon fitoren e partisë së tij në zgjedhjet vendore të se dielës dhe menjëherë kaloi në sulm ndaj kundërshtarëve, d...

Rexhep Tajip Erdogan pretendon fitoren e partisë së tij në zgjedhjet vendore të se dielës dhe menjëherë kaloi në sulm ndaj kundërshtarëve, duke deklaruar se “do paguajnë për tradhetinë e tyre”. 

Qeveria e Erdoganit eshte akuzuar per autoritarizem e korrupsion pas nje serie skandalesh te njepasnjeshme dhe zgjedhjet lokale u pane gjeresisht si barometer i popullaritetit te kreut te ekzekutivit turk. Nga me shume se 60% e votave te numeruara deri tani, rezulton se partia e tij per Drejtesi dhe Zhvillim ka marre 47% te votave, kundrejt 27 perqindeshit te grupimit kryesor te opozites. Nga ballkoni i selise se AKP-se ne Ankara, Erdogani falenderoi simpatizantet per voten e tyre.

“Ju i dolet ne krah idealeve te Turqise, politikes se ndjekur, partise dhe kryeministrit tuaj. por armiqve qe akuzuan per korrupsion e qe nxorren sekrete shteterore, do tua gjej strofullat e do t`i bej te paguajne”, tha Erdogan.

Nese rezultatet paraprake konfirmohen, atehere Erdogani rezulton te kete triumfuar ne 6 zgjedhje kombetare radhazi. Qendrimi i tij ne pushtet i detyrohet nje baze te qendrueshme mbeshtetje tek klasa punetore dhe besimtaret.

Vite me pare, Kryeministri duket se beri nje llogari shume te thjeshte: te dyja keto segmente te popullsise mbizoterojne ne numer ndaj elites liberale dhe laike te turqise. Nese mban fort nje baze te tille, thone ekspertet, atehere do te kesh pushtetin. Ne votimet e nje dite me pare, kreun e ekzekutivit e ndihmoi edhe deshtimi i opozites per t`u shfaqur si nje levizje e bashkuar anti-qeveritare. Tani, ajo duhet t`i frikesohet levizjeve te ardhshme te Erdoganit sa i takon rishikimit te fuqise se rivaleve mbi gjyqesorin dhe internetin. 

Related

Lajme 3673917299083109144

Post a Comment

emo-but-icon

item