flesh

Incident ne gjykaten e Korces gjate seances per masen e sigurise ndaj kater personave te dyshuar per transportim lendesh eksplozive.  Shtet...

Incident ne gjykaten e Korces gjate seances per masen e sigurise ndaj kater personave te dyshuar per transportim lendesh eksplozive. Shtetasi Sergei Cenolli i ka rene me koke murit te gjykates dhe me pas ka pesuar gjendje te fiketi. Ne seancen e sotme gjykata vendosi lenien ne burg te te gjithe personave te arrestuar.
Tri dite me pare Policia e Korçës ka arrestuar kater persona, pasi u kapën në flagrancë ndërsa transportonin sasinë e tritolit, bashkë me armë dhe fishekë. Konkretisht, sipas burimeve nga blutë e Korçës, në pranga janë vënë Vasiljan Plasari, 19 vjeç, Sergei Cenolli, 22 vjeç dhe Halil Agolli, 26 vjeç nga Korça, si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.
“Arrestimi i tyre u bë në bashkëpunim me njësinë operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme, ndërsa udhëtonin drejt Korçës me një automjet BMW.
Policia, gjatë këtij operacioni ka bërë të mundur sekuestrimin e 66 kallëpeve tritol, një sasi tjetër tritoli në forma të ndryshme, një mitraloz 12.7 mm, 2 kuti me fishekë dhe një pako detonator”, deklaruan burimet zyrtare.

Related

Lajme 4879282939849115513

Post a Comment

emo-but-icon

item