Çfarë është ajo dritë e mistershme në Mars.
Një shkëlqim i çuditshëm drite është shfaqur në fotografinë e fundit të bërë nga anija hapësinore “Curiosity”, e cila i ka bërë disa të be...
https://enes7.blogspot.com/2014/04/cfare-eshte-ajo-drite-e-mistershme-ne.html
Një shkëlqim i çuditshëm drite është shfaqur në fotografinë e fundit të bërë nga anija hapësinore “Curiosity”, e cila i ka bërë disa të besojnë se në Mars ka jetë.
Scott Waring, i cili ka hapur një blog për UFO-t pretendon se fotografia e re sugjeron se ka krijesa inteligjente që jetojnë nën tokë. Mirëpo NASA, ndoshta jo në mënyrë të habitshme, nuk është e sigurt nëse ky është zbulimi i shekullit.
Anija “Curiosity” momentalisht po eksploron një zonë në Mars, e cila njihet si “Kimberley”. Kjo zonë përbëhet nga katër lloje të ndryshme shkëmbinjsh, të mrekullueshëm nga pikëpamja shkencore.
Nga fotoja shihet se shkëlqimi i dritës i ka bërë përshtypje Waring dhe entuziastëve të UFO-ve. Kjo mund të tregojë se ka jetë inteligjente nën sipërfaqen e Marsit dhe ajo mund të përdorë dritën, si njerëzit.
Kjo nuk është hera e parë që një foto nga Marsi krijon shpresa për një kontakt me jashtëtokësorë. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në vitin 1976, kur anija “Viking 1”, kapi një pamje të një rajoni në Mars që dukej si një fytyrë njerëzore, duke i shtyrë disa të pretendonin se kjo ishte një shenjë e jetës inteligjente. Mirëpo 30 vjet më vonë rezultoi se ajo ishte një dunë rëre.