Algjeriani 3 -vjeçar, Hafizi më i ri i Kur’anit.
Abdul - Rahman Farih është personi më i ri në planet i cili e ka mësuar tërë Kur’anin përmendësh. Abdul – Rahman, i cili është v...
https://enes7.blogspot.com/2014/04/algjeriani-3-vjecar-hafizi-me-i-ri-i.html
Abdul - Rahman Farih është personi më i ri në planet i cili e ka mësuar tërë Kur’anin përmendësh. Abdul – Rahman, i cili është vetëm tre vjeçar, ka marrë lëvdata nga miliona njerëz në botën arabe dhe myslimane për aftësinë e tij për të kënduar ajete nga Kur’ani, raporton egypty.com. Ai, gjithashtu, e ka përvetësuar shumë mirë këndimin e Kur’anit me tertil. Abdul-Rahman Farih e ka mësuar Kur'anin pa shkuar fare në xhami apo në mejtep ku mësohet Kur’ani. Ky fëmijë algjerian e ka filluar mësimin përmendësh të Kur'anit në moshën dy vjeçare, kur ai sapo kishte mësuar për të folur, pakëz me vonesë. Ai brenda një viti e mësoi përmendësh të gjithë Librin e Shenjtë, Kur’anin. Në një raport të transmetuar kohët e fundit në lidhje me këtë fëmijë, rrjeti MBC tha Abdul - Rahmani ka talent të jashtëzakonshëm për të kënduar Kur'anin bukur me tertil pa bërë as gabimin më të vogël në lidhje me rregullat e këndimit të Kur’anit. Ai tha se surja e parë që mësoi nga Kur’ani ishte Surja Kehf. Sipas raportit, nëna e fëmijës, kur ishte shtatzënë me Abdul-Rahmanin, e lexonte vazhdimisht suren Kehf, për ti sjellë paqë. Abdul - Rahman Farih është i admiruar në Algjeri dhe në vende të tjera. Kënduesi i njohur i Kur’anit, në Xhaminë el-Aksa, Shejh Muhammed Reshad el-Sherif e ka paraqitur atë si Fëmija i Artë.