Skema e re e legalizimeve

Kryeministri Edi Rama ka sqarua paketën e re të legalizimeve si dhe shërbimet si pjese që do të jenë pa pagesë. Kush do të legalizoje një ...

Skema e re e legalizimeve
Kryeministri Edi Rama ka sqarua paketën e re të legalizimeve si dhe shërbimet si pjese që do të jenë pa pagesë. Kush do të legalizoje një banesë, paguan 3 lloje tarifash: Ndikimin në infrastrukturë të banesës, vlerën e truallit dhe kostot e shërbimit. Këto të fundit do të jenë falas për atë kategori që konsiderohet si familje në nevojë. Këtu përfshihen familjet që janë në asistence ekonomike, ato që kanë një pjesëtar tetraplegjik si dhe nuk kanë një banesë të dytë në pronësi. Por ata që e kanë realizuar tashmë procesin e dorëzimit të dokumenteve, nuk do të rimbursohen. Ndërkohë për vlerën e truallit që tashmë do të jetë e diferencuar, sipas qytetareve të zonave nuk do ta paguajnë 67 mijë familje që kanë ndërtuar në token e tyre. Gjatë prezantimit të kësaj pakete me grupet e interesit në zonën e Paskuqanit në kryeqytet, Rama prezantoi një mënyrë të re për të joshur banoret e zonave informale që të paguajnë energjinë elektrike. Kush dorëzon pranë sporteleve të legalizimit faturat e paguara të 2 viteve energji, do të paguajë 40 mijë lekë më pak për këtë provës. Kryeministra Rama gjithashtu ka premtuar se çdo pronë do të hipotekohet n.q.s ndodhet në zonë të legalizueshme, dhe çdo legalizim do të shoqërohet me urbanizim të asaj zone.

Related

Lajme 4989905322506909148

Post a Comment

emo-but-icon

item