Indi, foshnja lind me zemrën jashtë trupit
Një çift i varfër indian ka bërë apel për ndihmë financiare për të shpëtuar jetën e djalit të tyre i cili ka lindur me zemrën jashtë trup...
https://enes7.blogspot.com/2014/03/indi-foshnja-lind-me-zemren-jashte.html
24-vjeçarja Priyanka Pal lindi fëmijën të mërkurën e kaluar me çrregullimin e rrallë ectopia cordis që e lë zemrën jashtë organizmit dhe tani i duhet një operacion i shtrenjtë për të shmangur vdekjen e vogëlushit.
“Doktorët na kanë thënë që operacioni bëhet vetëm në spitalet private pasi spitalet shtetërore nuk e marrin përsipër. Unë mezi ushqej familjen me dy vakte në ditë dhe nuk kam para’ për operacionin e djalit. Shpresoj që shteti të më ndihmojë”, thotë zoti Pal.