Suksesi i alibaba.com
Ma,është një dyzet e pesë vjeçar, i cili ka lindur gjatë revolucionit kulturor të Kinës dhe është pronari i kompanisë alibaba. Tregon ai...
https://enes7.blogspot.com/2014/04/suksesi-i-alibabacom.html
Ma,është një dyzet e pesë vjeçar, i
cili ka lindur gjatë revolucionit kulturor të Kinës dhe është pronari i
kompanisë alibaba.
Tregon ai vetë:”Kur isha dymbëdhjetë vjeç, iu përkushtova mësimit të anglishtes. Çdo mëngjes, i hipja biçikletës time dhe udhëtoja për dyzet minuta në shi e në dëborë, përgjatë tetë viteve, për të vajtur tek hoteli Hangzhou. Asokohe, Kina ishte në proces hapje dhe vizitohej nga shumë turistë të huaj. Unë u shërbeja si ciceron por gratis, pasi synoja të perfeksionoj anglishten. Tetë vite në këtë mision më ndryshuan thelbësisht, ato që kisha mësuar nga mësuesit dhe librat e shkollës, ndryshonin shumë nga ato që mësova me vizitorët e huaj.
Një ngjarje tjetër që më ndryshoi shumë, ishte ajo e vitit 1979, kur u njoha me dy fëmijë nga Australia me të cilët kalova tre ditë. Mandej zumë dhe miqësi në korrespondencë. Në vitin 1985, ata më ftuan për një vizitë gjatë verës në Australi. Vajta dhe qëndrova plot 31 ditë, të cilat ndryshuan jetën time. Para se të nisem nga Kina, kisha mësuar se Kina është vendi më i pasur dhe më i lumtur në botë. Kur vura këmbët në Australi, thashë:”Zoti im!” Gjithçka ishte ndryshe nga ato që kisha mësuar në Kinë. Fillova të mendoj ndryshe tashmë.
Në provimet për tu pranuar në universitet dështova dy herë, derisa u pranova në një universitet të cilin unë e konsideroja si më të keqin, ai ku diplomoheshin mësuesit e rinj. Studiova për tu bërë mësues i gjuhës angleze për studentët e shkollës së lartë. Gjatë studimeve më zgjodhën si kryetar të unionit të studentëve, mandej kryetar i unionit të studentëve të mbarë qytetit.
Pasi u diplomova, isha i vetmi mes 500 studentëve që u zgjodha për mësimdhënie në universitet. Rroga ime ishte diku tek 12-15 dollarë në muaj. Gjithmonë ëndërroja që me të përfunduar pesë vitet e para të punës, të gjej një punë në ndonjë hotel apo kompani. Doja të startoj diçka të re, të bëj diçka që se kisha bërë, diçka ndryshe.
Në vitin 1992 filluan të lulëzojnë bizneset private në Kinë. Aplikova për punë në shumë vende, por as dhe njëri nuk më ktheu përgjigje. Mu refuzua vendi i punës si sekretar i drejtorit të përgjithshëm të kompanisë Kintaki në qytetin tim!
Në vitin 1995 shkova në Seattle si përkthyes i një delegacioni tregtar. Njëri nga kolegët më tregoi për herë të parë internetin. Kërkuam diçka rreth Kinës, por nuk gjetëm informacione. Atëherë vendosëm të hapim faqen e parë me emrin China Pages.
Mora kredi 2000 dollarë për themelimin e kompanisë. Nuk ia kisha fare haberin rreth kompjuterit apo emailit. Asnjëherë deri në atë kohë nuk kisha prekur tastierë kompjuteri, prandaj dhe e quaja veten “I verbër që i ka hipur një tigri të verbër”.
Konkuronim kompaninë “China telecomunication” përgjatë një viti. Drejtori i përgjithshëm i China telecomunication sugjeroi që të investojnë 185 mijë dollarë për një projekt të përbashkët. Ishte shuma më e madhe që më kishin parë sytë gjer atëherë në të gjithë jetën time. Por, për fat të keq ata morën pesë vende në bordin administrativ, ndërkohë që kompania jonë zuri vetëm dy vende. Ata refuzuan gjithçka që propozonim ne. Ishim si një mizë para elefantit përballë tyre. Dhashë dorëheqjen. Mandej, mora një ofertë për të vajtur në Pekin për të menaxhuar një grup qeveritar për forcimin e tregtisë elektronike.
Ëndrra ime ishte të ngre kompaninë time për biznesin elektronik. Në vitin 1999, grumbullova 18 persona në apartamentin tim dhe u fola për dy orë rreth vizionit tim. Të gjithë i vendosën para mbi tavolinë. Kjo na kurseu 60 mijë dollarë për hapjen e faqes alibaba.com. Unë doja që të ishte një kompani ndërkombëtare, prandaj dhe zgjodha një emër ndërkombëtar. Alibaba është një emër që shqiptohet kollaj dhe njerëzit në mbarë botën e lidhin me fjalinë e njohur “Hapu susam”, atë fjali që përdorte Ali Baba për të hapur thesaret e fshehura, tek Një mijë e një net.
Tre ishin shkaqet dhe faktorët që na bënë të vazhdojmë: Nuk kishim para, nuk kishim teknologji dhe nuk kishim as edhe plan. Për këtë, çdo dollar që shpenzonim, i bënim llogaritë një mijë e një herë. Zyrën e kompanisë e hapëm në apartamentin tim. U zgjeruam kur na erdhi investimi i parë nga Goldman Sacks në vitin 1999, e mandej dhe kompania Softbank në vitin 2000.
Ne sot jemi në Kinë, sepse i besoj një gjëje: Vizion global dhe fitime lokale (Global vision, local ëin). Jemi fokusuar në mbështetjen e kompanive të vogla dhe atyre të mesme për të fituar para. Nuk kemi kopjuar modele nga SHBA-të, siç bënin shumë kompani interneti të tjera. I dhamë përparësi cilësisë së produktit dhe lehtësisë së pronësimit të tij, me një të shtypur butoni. Nëse nuk mund ta bëj pronën time në mënyrë kaq të shpejtë, është i pavlerë.
Unë e quaj kompaninë alibaba.com si kompania e një mijë e një gabimeve. Mësimi më i madh që kam mësuar gjatë atyre ditëve të vështira tek alibaba.com, është se grupi me të cilin punon, duhet të ketë vlerë, të ketë novacion dhe vizion. Përderisa nuk je dorëzuar akoma, kjo do të thotë se akoma e ke një shans tjetër. Nëse je i vogël, duhet të përqendrohesh më shumë dhe ti besosh mendjes, jo fuqisë tënde.
Vizioni im është që të ndërtoj një sistem për tregëtinë elektronike, i cili i mundëson konsumatorit dhe kompanive që të gjitha procedurat ti bëjnë nëpërmjet internetit. Kemi lancuar një motorr kërkues bashkë me yahoo-n, kemi lancuar një faqe për ankande, pagesat online në internet, dua të hap një milionë vende pune, të ndryshoj mjedisin social dhe ekonomik të kinës, ta bëj tregun më të madh të internetit në botë.
Unë jam thjesht një person që kërkon sinqeritetin dhe dëlirësinë. Gjëja më e rëndësishme në jetën time, është që të ndikoj në jetën e njerëzve të tjerë duke e përmirësuar, madje të përmirësoj dhe zhvilloj mbarë Kinën. Kur jam vetja ime, jam i lumtur, i qetë dhe rezultatet janë shumë të larta