Shpirti
Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë Ah unë po ndahem, do të thotë një herë Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë Por ne se d...
https://enes7.blogspot.com/2014/04/shpirti.html
Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë
Ah unë po ndahem, do të thotë një herë
Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë
Por ne se dëgjojmë, atë zë të prerë
Lutet dhe thotë, për Zotin e vërtetë
Ujin që të më lani të mos jetë i nxehtë
Se unë e kam trupin tash të dërrmuar
Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpëtuar
Kam dhimbje në trup, lehtë të më fërkoni
Shumë ju lutem, të mos më dërrmoni
Sikur ta dëgjonte, zërin njerëzia
Shpirt nuk do të mbetej, do vdiste gjithësia
Trupin e atij shpirti sikur ta vështrojë
Një melek i vjen, e do ta kuvendojë
Trupin tënd të vdekur, a e sheh i thotë
Vallë si jetove ti në atë botë
Obligimet që duheshin vallë a i praktikove
Apo me gjynahe, jetën ti e çove
Ia falim namazin pasi e ngrejmë
Në varr e mbulojmë, ikim dhe e lëmë vetëm
Ah njeriun e shkretë, me dhe e mbulojmë
Pa dyshim të gjithë atje do të shkojmë
Vëllezër të dashur, të gjithë u po shkoni
Të gjithë ju po ikni, por mua mos më harroni
Ku është dashuria, që më parë kishit
Ku janë fjalët e ëmbla që ju flisnit
Babai im ku është, sa fort që më donte
Ku është dhe nëna që pa mua s’duronte
Një fëmijë të mos ishte, në derë do të dilte
Një natë të mos ishte, gjumë gjithë natën ajo s’kishte
Sa isha i gjallë, në jetën e shkuar
Me njerëz të mirë, rrija i nderuar
Në varrin e errët, ah ç’u futa unë
Trupin e kam të zhveshur, qefina kan unë
Asnjëri nga shokët si di hallet e mia
Si qenka kjo vdekja, se di njerëzia
Nga të gjithë të ligat na shpëto Ti Vetë
Në xhenetet e Tua na ndero përjetë.